(VIDEO) Raport tronditës i DASH-it: RMV nuk i mbron viktimat e trafikimit

(VIDEO) Raport tronditës i DASH-it: RMV nuk i mbron viktimat e trafikimit

RMV nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit të qenieve njerëzore”, thuhet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qenieve njerëzore në botë për vitin 2025. Në raport thuhet se vendi ka pasur përpjekje për t’u përmirësuar, por akoma nuk ka arritur në nivelin e duhur. Këto përpjekje, sipas raportit, përfshijnë hetimin e më shumë rasteve të dyshuara të trafikimit dhe ndjekjen penale të më shumë të akuzuarve. DASH thotë se janë dënuar më pak trafikantë dhe se Prokuroria nuk ka resurse të mjaftueshme për të zgjidhur çështjet të cilat bien nën kompetencë të saj.

RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT

Disa oficerë policorë dhe prokurorë vendas nuk i referuan rastet e mundshme të trafikimit me njerëz tek grupi punues për luftë kundër trafikimit të njerëzve, ose tek prokuroria dhe shfrytëzuan akuza për shkelje me dënime më të buta për ndjekje të trafikimit me njerëz. Gjithashtu, qeveria nuk ka ndarë fonde për ekipet mobile që identifikojnë shumicën e viktimave të mundshme çdo vit, pavarësisht obligimit për ta bërë këtë”.

Në raport thuhet se për shkak të kontrollit jokonsistues nga policia lokale dhe disa zyrtarë kufitarë, autoritetet nuk kanë marrë masa efektive për të parandaluar ndëshkimin e papërshtatshëm të viktimave të mundshme për akte të paligjshme të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit të qenieve njerëzore. DASH rekomandon më shumë përpjekje dhe kujdes në këtë çështje.

RAPORTI I DEPARTAMENTIT AMERIKAN TË SHTETIT

Duhet të ndahen burime të mjaftueshme për të mbrojtur viktimat, duke përfshirë ekipet mobile të identifikimit, strehimoret për viktimat e trafikimit dhe mbështetjen për shërbime të specializuara për viktimat e rritur meshkuj”.

DASH në raport ka potencuar rekomandime për përmirësimin e situatës në RMV, duke përfshirë: hetim të fuqishëm, ndjekje penale dhe përpunim të krimeve që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore dhe vendosjen e dënimeve të përshtatshme për trafikantët e dënuar të qenieve njerëzore, të cilat duhet të përfshijnë dënime të konsiderueshme me burg.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING