(VIDEO) Rade Trajkovski – Shtekli i mbijeton sërish sul’mit
Një person mbeti i plagosur nga gjuajtja e një mjeti shpërthyes në lagjen “Keramidnica” në Shkup, por i njejti është jashtë rrezikut për jetë. Informacionin e konfirmoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, i cili vetëm tha se është i informuar për shpërthimin e mjetit shpërthyes dhe se i lënduari është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa shtoi se zyrtarët policorë po veprojnë për zbardhjen e rastit.
Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme
“Për rastin konkret që ndodhi në mëngjes, po jam i informuar, është mirë që nuk kemi situatë kërcënuese për jetë deri në këtë moment, por keq është që bandat kriminele veprojnë edhe sot. Por, ne do të përgjigjemi në mënyrë të duhur me vendosshmëri dhe ashpërsi si institucion, do të veprojmë ndaj atyre që e prishin rendin e qytetarëve të RMV-së”.
Motivet e këtij atentati ende nuk janë bërë të njohura, por mediat shkruajnë se rasti ka të bëjë me personin Rade Trajkovski ose i njohur në opinion si “Shtekli”, ndaj të cilit janë bërë edhe dy tentime të tjera për vrasje në Qendrën Tregtare East Gatë Mall.
Shpërthimi i bombës në vendin “Keramidnica”, ishte paralajëmruar në rrjetin social Tik Tok.
Emine Ismaili /SHENJA/