(VIDEO) Qytetarët vërshojnë tregjet në prag të Ramazanit, thonë se çmimet nuk janë ulur

(VIDEO) Qytetarët vërshojnë tregjet në prag të Ramazanit, thonë se çmimet nuk janë ulur

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, janë shtuar myshterinjtë në tregun e gjelbër, të cilët po përgatitet për të filluar këtë muaj. Të intervistuar nga Televizioni Shenja, disa qytetarë ankohen për çmime të larta, e disa të tjerë deklarojnë se janë çmime reale. Ndërsa, shitësit ankohen se nuk ka shumë shitje, pasi sipas tyre, kriza dhe shtrenjtimi i çmimeve e ka bërë të veten.

QYTETAR

“Kemi blerë diçka, çmimet ishin reale, si tjera vite”

QYTETAR

“Çmimet mirë ishin, ishin të volitshme, nuk janë të shtrenjta siç thonë, mirë janë çmimet, po tash kur të hyjmë në muajin e Ramazanit me siguri çmimet kanë mi ndru”

QYTETAR

“Shyqyr që e mbërritëm dhe përhajrë, kemi blerë atë se çfarë kemi pasur nevojë, çmimet ishin të njejta, qata çmime janë, s’ka ndryshime”

Qytetarët thonë se pavarësisht se si janë çmimet e produkteve elementare, ata detyrohet që t’i blejnë për shkak se janë në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

QYTETAR

“Ja po përgatitemi, çmimet sdi çfarë të them, pak të larta, por çfarë të bëjmë, patjetër duhet me ble, Ramazan është”

QYTETAR

“Mirë janë çmimet, nuk janë shumë larta, jemi përgadit pak, por ende do të blejmë, ka ende kohë”

QYTETAR

“Inshallah na qoftë përhajr ky muaj, kjo është atë se çfarë e bëjmë për çdo ditë, jo vetëm për muajin, si për çdo ditë ashtu njejtë. Për çmimet , çmimet janë kush si ka rrogat, për mua ishin mirë, po për ata që i kanë rrogat 20-30 mijë denarë problem është”

Në anën tjetër, shitësit ankohen se nuk kanë shitje të mjaftueshme. Sipas tyre, çmimet janë të ulëta,  ndërsa thonë se qytetarëve u duken të larta.

TREGTAR 

“Nuk jemi të kënaqur, sepse janë çmimet shumë të larta, nuk ka shitje shumë, ajo është problemi, shumë dobët qëndron interesimi i qytetarëve, ska interesim, sepse rinia kanë ikur jashtë shtetit, i larguan, ministrat e tonë luajnë futboll”

TREGTAR

Interesimi i qytetarëve është mjaft i madh, mirëpo para nuk ka, çmimet janë të shtrejta pak për buxhetin e qytetarit, për neve tregtarët janë të lira”

Duke bërë krahasimin me vitet e kaluara, tregtarët deklarojnë se këtë vit është më dobët rreth 40 përqindë. Përndryshe, muaji i shenjtë i Ramazanit fillon më 23 mars, ditën e enjte.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING