(VIDEO) Qytetarët të revoltuar, kërkojnë që urgjentisht të largohen mbeturinat
 
						Qytetarët shprehen të revoltuar nga situata me mbeturina e cila javëve të fundit është bërë alarmante. Ata thonë se gjithandej, qyteti është I papastër, kundërmon erë dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së tyre të përditshme. Ata u bëjnë thirrje autoriteteve që të ndërmarrin urgjentisht masa për të larguar mbeturinat.
Grumbujt e mbeturinave të pa mbledhura janë bërë tashmë një pamje e zakonshme në rrugët Qytetit të Shkupit ku ato po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Shumë qytetarë u shprehen se mbeturinat nuk mblidhen rregullisht dhe kjo situatë po ndikon negativisht jo vetëm në pamjen e rrugëve por edhe në cilësinë e jetesës. Ku u bën thirrje dhe komunave , që të ndërmarrin masa më serioze nga organizimi më i rregullt i pastrimit.
Sinkron: Qytetar
‘’Mbeturinat nuk mblidhen rregullisht. Komuna duhet të mbledhë mbeturinat. Duhet të mblidhen të gjithë së bashku dhe t’i mbledhin mbeturinat’’
SINKRON: Qytetar
‘’Mos pyet, shumë keq edhe era po ju vjen, s’po mundemi as në rrugë me dal. Gjithsesi bile këtu në Bit Pazar te Zegini aty ku është barnatorja mbeturina ka katastrofë. Nuk mundem me thanë kurrgjë, ato e dinë më mirë vet’’.
Ndërkaq një qytetare theksoi se tek ata nuk i mbledhin mbeturinat, por detyrohen që të organizohen vet dhe të largojnë mbeturinat.
Sinkron: Qytetare
‘’Te ne nuk i mbledhin mbeturinat, ne i dërgojmë vet në ndonjë terren ku ka mbeturina. Pastroj shumë por, sërish nuk ndjehem mirë, sepse vjen era nga mbeturinat. Komunat duhet urgjentisht t’i largojë mbeturinat. Higjiena Komuna të organizohet dhe të mos ketë mbeturina, sepse ka fëmijë të vegjël, pleq të cilët thithin atë ajër të ndotur, por edhe të rinjtë, të gjithë’’.
SINKRON: Qytetar
‘’Nuk mblidhen mbeturinat. Si në Tunguzi era, era nuk durohet po nafakë që është dimër, po mu kanë verë kjo është pandemi. 100% krejt të sëmur janë njerëzit prej kësaj. Zgjidhje duhet, është problem, krejt politikë. Danela Arsovska e ka fajin mat madh, kamionat pa rregullu, pa rroga. Kjo është’’
Sinkron: Qytetare
‘’Në mëngjes kontenjerët ishin të zbrazur dhe një pjesë e mbeturinave ishte larguar, unë dola, shëtita dhe kur u ktheve ishte mbushur plotë, sikur të mos ishte pastruar fare. Nuk e di nëse e sjellin prej diku, apo e bëjnë banuesit, por kjo është e vërteta. Duhet të hapet deponi e re, apo nuk e di, mbeturinat duhet të largohen, duhet të sjellin edhe kontenjera të ri dhe të pastrohet rregullisht’’.
Gjithashtu dhe një qytetarë u shpreh se komuna duhet të rregullojë punët e tjera jo vetëm të hyjnë në komunë për te vjedhur.
SINKRON: Qytetar
“Po rregullisht në këtë komunë i kemi. Unë jam në fshat, me një fshat të Radushës por jam në komunën e Sarajit. Dihet ajo si ndihem, se unë jam rritur në Gjermani. Po si nuk janë të dëmshme. Komuna së pari duhet pastërti, pastaj t’i rregullojë punët e tjera jo vetëm me hy në komunë me vjedhë, duhet të punojë për shoqërinë që janë në fshat që janë në qytet”.
Qyteti i Shkupit tash më disa kohë përballet me krizë të menaxhimit të mbeturinave, por që kohëve të fundit situata është bërë më alarmante. Autoritetet shëndetësore u rekomandojnë qytetarëve që të kenë më tepër kujdes për higjienën e tyre, pasi si pasojë e mos mbledhjes së mbeturinave, qytetit i kanoset përhapja e sëmundjeve infektuese.
/SHENJA/


 
			 	 
			 	 
			 	 
			 	 
			 	