(VIDEO) Qytetarët të pakënaqur nga rritja e pagës minimale

(VIDEO) Qytetarët të pakënaqur nga rritja e pagës minimale

“Me vendim të Qeverisë, rroga minimale është rritur për 1800 e disa denarë, TV Shenja ka dalë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit për t’i pyetur qytetarët se si ka ndikuar kjo rritje dhe sa janë të kënaqur me këtë rritje”.

Qytetarët e anketuar nga Shenja, janë të revoltuar dhe nuk janë fare të kënaqur nga kjo rritje. Kërkesa e tyre është që me rrogë minimale të provojnë të jetojnë politikanët. Një pjesë e qytetarëve thonë se rroga minimale nuk u mjafton as për pagesën e faturave mujore.

 QYTETAR

“Aspak nuk është e mjaftueshme, për arsye se trendi i rritjes edhe shtrenjtimi i jetës është abnormal për me mbijetu me rrogën minimale. Le të dalin ato njëherë, qeveritarët tanë, le të jetojnë me rrogën minimale, ta shohin çfarë jete jetojnë ato që posedojnë rrogë minimale, të shohim nëse ata do të dakordohen, e nëse ato dakordohen, atëher qenka normale. Mirëpo nëse nuk dakordohen atëher le të mendojnë sa është norma e rritjes së rrogës minimale”.

QYTETARE

“Çfarë do të bësh me to? Jo, çfarë do të blesh, nëse ke dy fëmijë të vegjël. Çfarë mund të blesh me ato para? Qumësht apo ndoshta ushqim? Asgjë nuk mund të blesh, le të japin ata nga rrogat e veta për skamnorët….”.

Sipas qytetarëve rritja prej 1800 denarëve është një shumë qesharake nëse kihet parasysh se faturat e energjisë janë rreth 30 mijë denarë.

QYTETAR

“1800 denarë janë qesharake, sepse minimum ose maksimumi dikuj fatura e rrymës i vije 500 ose 600 euro. Ku janë tjerat”.

QYTETAR

“As 180 mijë nuk janë të mjaftueshme, kot, shtrejtësia është e madhe”.

 QYTETAR 

“N’cu, nuk janë të mjaftueshme, sepse ç’ka ka lirë këtu, me 1800 denarë ç’ka merr, rryma vjen për një muaj 7 mijë denarë, 8 mijë denarë, çfarë do të bëjë….”.

QYTETAR

“Të jem i sinqertë dhe të flasim seriozisht, vlerësimi është i gabuar. Jeta është shtrenjtuar, populli është i varfër, duhet të ketë tolerancë, duhet të ketë kategorizime, e jo vetëm t’ja fusin popullit, ashtu janë punët…”.

Kujtojmë, në seancën e 63-të të Qeverisë, u shqyrtua dhe miratua informacioni për përcaktimin e pagës minimale për vitin 2025, duke zbatuar kriteret e përcaktuara me ligj ku paga minimale për vitin 2025 ka shënuar rritje prej 2,685 denarë në shumën bruto, përkatësisht 1,812 denarë në shumën neto.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING