(VIDEO) Qytetarët: Shpenzimet po bëhen vështirë të përballueshme

(VIDEO) Qytetarët: Shpenzimet po bëhen vështirë të përballueshme

MARKETING

Tregjet e kryeqytetit sot po dominohen nga pakënaqësia e qytetarëve. Rritja e ndjeshme e çmimeve të perimeve, nga domatet te specat e deri te patatet, ka ngjallur reagime te shumta. Konsumatorët ankohen se shtrejtimi është i tepërt dhe i papërballueshëm për buxhetet familjare, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë sigurimin e produkteve bazë. Për shumë prej tyre, pazari i përditshëm nuk është më një rutinë e zakonshme, por një sfidë që kërkon llogaritje të kujdesshme dhe shpeshherë sakrifica.

MARKETING

Sample Image

QYTETARE

Po, po/edhe unë shpenzoj më shumë sepse jam vetëm, por është rritur në krahasim me pensionin tim, kjo është shumë shtrejtë, po, po”.

QYTETAR

Po ka, ka/afërsisht 30 për qind/po, po, po, nuk kam fuqi blerje”.

Për shkak të rritjes së çmimeve të perimeve, një qytetare bëri të ditur se ndonjëher detyrohet të shpenzojë pothuajse të gjithë pensionin e saj.

QYTETARE

Nuk vërehet, nëse kam para do të blejë/tani nuk e di si të përballoj, pothuajse i gjithë pensioni shkon/ndonjëherë po”.

QYTETAR

Perimet shumë shtrejtë janë bërë, janë rritë shumë çmimet/po çka met thanë tash për tash, specat shkojnë 300 denarë kilja, domatja 25 shtrejtë janë/krejt me i lanë anash, po kejt/meniher hiq neser dal”.

Nëse kjo prirje vazhdon, frika e qytetarëve është se edhe produktet më bazike do të kthehen në luks të paarritshëm për një pjesë të madhe të popullsisë. /SHENJA/

MARKETING