(VIDEO) Qytetarët po adaptohen me kamerat e “Safe City”

(VIDEO) Qytetarët po adaptohen me kamerat e “Safe City”

‘’Prej ditës se djeshme, ne Shkup ka nisur zbatimi i projektit “Safe City”, një sistem i ri i mbikëqyrjes që synon rritjen e sigurisë publike dhe kontrollin e trafikut në qytet’’.

Kamerat inteligjente, radarët dhe teknologjia digjitale…nga dje, sistemi “Safe City” ka nisur zyrtarisht funksionimin ne Shkup. Qëllimi është rritja e sigurisë në trafik dhe identifikimi i shkeljeve në kohë reale, por për qytetarët ky sistem sjell edhe dilema: a do të përmirësojë realisht sigurinë, apo do të kthehet vetëm në një mekanizëm ndëshkimi?. Nga dje, rruget e qytetit po monitorohen ndryshe,  ku dhe efekti i vërtetë i “Safe City” mbetet për t’u parë. “Safe City” nuk është thjeshtë një koncept tekonologjik është përgjigja ndaj nevojës për rend, parandalim dhe besim në hapësirat publike.

QYTETAR

‘’Rritje e sigurisë, unë mendoj se të dyjat, por sigurisht besoj që është e rëndësishme, që qytetarët të vetëdisohen’’.

QYTETAR

‘’ Safe City, Safe City, në rregull është sot kam vozitë tër ditën mirë është, të dy anë, të dy anë, gjobat katastrofë, shumë gjobat e larta, për neve është si shumë’’.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Pance Toshkovski, mbrëmë me një video nëpërmjet rrjetit social ka deklaruar se e shpall “të suksesshme”, “Safe City”. Toshkovski tha se ka ulje te djeshme të numrit të shkeljeve në komunikacion krahasuar me ato para dy muajsh, kur ka qenë periudha testuese. Ai njoftoi se ditën e djeshme si dita e parë ka pasur përafërsisht 500 shkelje në komunikacion të konstatuar nga kamerat intelegjente.

Në fund, “Safe City” mbetet një projekt për ta kthyer qytetin në një hapësirë ku siguria nuk ndihet si kontroll, por si mbrojtje. Një qytet i sigurt është një qytet ku jeta zhvillohet lirshëm, ku rrugët nuk trembin dhe ku besimi ndërtohet çdo ditë.

/SHENJA/

MARKETING