(VIDEO) Qytetarët pesimistë se varfëria do të shtohet

(VIDEO) Qytetarët pesimistë se varfëria do të shtohet

Pas paralajmërimit të bukë -pjekësve se do  ta  ndërpresin prodhimin e bukës, një ditë pasi të hyjë në fuqi masa e “ngrirjes” së çmimit të bukës  qytetarët thonë se nuk kanë plan “b” për të siguruar bukën. Sipas tyre çmimet e produkteve janë shumë të larta, e ndër to edhe çmimi i bukës. Qytetarët e intervistuar nga Tv shenja ankohen se pagat janë të njëjta ndërsa harxhimet shumë të larta. Qytetarët madje deklarojnë se është e pakuptimtë vendimi i bukë-pjekësve, nëse eventualisht do të protestojnë dhe nuk do shesin bukë. Ata theksojnë se buka është gjëja kryesore për të jetuar dhe nuk kanë mundësi ndryshe se si të furnizohen me bukë.

QYTETAR

“Po se di çfarë të them, pa ngrënë bukë është e kotë. Ata thojnë nuk do të punojmë ama si do t’ia bëjmë, populli ku do të marrë bukë me ngrënë”

QYTETAR

“Aty duhet të gjindet një marrëveshje me të mirë, d.m.th duhet të bisedojnë njëra palë me tjetrën dhe të gjendet një gjuhë e përbashkët. Përndryshe në moment çmimi është mjaftë i lartë i bukës, standardi tek ne është i tillë, ushqimet në përgjithësi dhe buka më i ulët”.

Ndërkaq, një qytetare tjetër e cila jeton dhe vepron në Belgjik, deklaroi se standardi i ulët i jetesës në Maqedoninë e Veriut është tepër shqetësues.

QYTETARE

Për standardin këtu, që dy javë që jamë këtu dhe çfarë kam shiku këtu, më ka ardhur me të vërtet shumë keqë për të gjithë popullatën të cilët nuk kanë mundësi dhe një bukë mu shit kaq shtrenjtë nuk ja vlenë,  sepse  ka persona që jetojnë me 300 euro, ndërsa rryma është 100, e çka jesin, jesin veç 200 për me ngrënë. Mua më ka ardhë shumë keq, unë i kum vizitu shumë shtëpia që me të vërtet nuk kanë dhe bukën aq shtrenjtë me pagujt bukën, por jo veç bukën edhe sendet tjera që janë, po si me jetu, nuk e di, nuk mundet me paramendu”

Ka edhe prej qytetarëve të cilët mendojnë se me këto çmime të larta , gjendja ekonomike do të rëndohet ende më shume dhe sipas tyre, varfëria  tek popullata do të zgjerohet.

QYTETAR

“Hekje, varfëri, nuk jemi duke shkuar përpjet, por teposhtë, pensionet i zvogëlojnë, pagat i zvogëlojnë, fabrikat mbyllen, çka kërkojmë më shumë, a jemi duke parë diçka në rregull, ka njeri që nuk ka bukë me ju dhënë fëmijëve, çka do të bëjë me 50 euro apo 100 euro me pension ose ndihmë sociale, që kanë dy –tre fëmijë, po veç bukë me ju ble, jo tjetër send, djathë apo diçka tjetër, veç bukë thatë me ble ju duhet ka 3 bukë në ditë, 3 bukë 150 denarë, ndërsa 30 ditë janë në pyetje nuk është vetëm, një ditë, duhet me ngrenë çdo ditë”.

Ndërkohë, në rrjetet sociale qarkullojnë komente të ndryshme, prej tyre disa edhe satirike. Ata kanë shkruar se bukë do të bëjnë në shtëpi, e disa prej mungesës së bukës deklarojnë se kanë për ngrënë pica, e disa të tjerë shkojnë edhe më lartë duke shkruar se gjellët kanë për t’i ngrënë pa bukë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING