(VIDEO) Qytetarët nuk e kanë ndjerë uljen e çmimeve të produkteve

(VIDEO) Qytetarët nuk e kanë ndjerë uljen e çmimeve të produkteve

Qytetarët nuk i kanë ndjerë efektet e shportës konsumatore të vjeshtës. Televizioni Shenja gjatë ditës së sotshme ka vizituar disa markete në qytetin e Shkupit për të parë nëse ka ndryshime apo jo ku edhe pyetën qytetarët se çfarë mendojnë për ndryshimet e çmimeve. Një numër i madh i qytetarëve të cilët nuk patën dëshirë të shfaqen para kamerës, thanë se nuk kanë parë asnjë ndryshim në çmime dhe se gjithçka ishte e njejtë e disa të tjerë edhe pse çantat e tyre nuk ishin të mbushura me produkte thanë se përsëri çmimet janë të njëjta.

Qytetar

Nuk kemi blerë shumë gjëra mirëpo për ato që morëm çmimet ishin të njëjta.”

Qytetar

Çmimet ishin normal, shumë pak ndryshime kishte mirëpo jo për të gjitha produktet. Unë ha më shumë jashtë mirëpo kur blej diçka nëpër markete çmimet janë njejt”

Në anën tjetër, kishte një numër të vogël të atyre që ishin të kënaqur nga çmimet dhe ishin të volitshëm për ata.

Qytetare

Kishte lirim mendoj, me porosi nga vajza prej në shtëpi mora majonez dhe me të vërtetë ishte lirë”.

Qytetar

Kishte disa, ja ashtu si në reklamë. Nuk e di përqindjen mirëpo kishte, ashtu siç janë në reklama ashtu janë të sakta.”

Përveç kësaj nëpër markete përveç çmimeve, u vërejt që nuk ka as etiketa “Më pak shpenzime, më shumë për ty” ku me këtë nënshkrim sipas vendimit, tregtarët duhet të shënojnë qartë produktet.

Përndryshë që nga dita sot e deri më 31 tetor është sjellur vendimet që çmimet e 73 produkteve ushqimore duhet të jenë më të ulëta, vendim i marrë nga Qeveria me propozimin e grupit punues të formuar nga Ministritë e Ekonomisë, Financave dhe Bujqësisë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi në konferencë për shtyp gjatë ditës së premte tha se vendimi është miratuar në bazë të të dhënave të Entit shtetëror të statistikave, për indeksin e shpenzimeve për jetesë.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING