(VIDEO) Qytetarët gjejnë mënyra për tu përballuar me vapën

(VIDEO) Qytetarët gjejnë mënyra për tu përballuar me vapën

Me ardhjen e ditëve të nxehta të verës, temperaturat e larta kanë sjellë një atmosferë përvëluese në të gjithë vendin. Por në vend të ankesave, shumë qytetarë kanë zgjedhur ta përballojnë të nxehtin me buzëqeshje, duke u freskuar në, pishina, apo edhe me një akullore dhe pije freskuese në dorë, nga ku freskia dhe çlodhja tashmë është rikthyer në pjesë të përditshmërisë.

MARKETING

 “Termometri tashmë ka prekur temperaturat e larta nga ku vapa po ndjehet në çdo cep të qytetit. Ndërkaq, ne momentalisht gjendemi në zemër të qytetit, ku po shikojmë kalimtarët që po kërkojnë hije, ndërsa disa të tjerë po gjejnë freski tek uji dhe në pijet freskuese. Ndërkaq që edhe mjekët apelojnë për kujdes të shtuar”.

Një qytetar vlerëson se gjatë ditëve të nxehta shtohet edhe pozitiviteti  i tyre, si dhe rekomandon personat që kanë probleme shëndetësore të jenë më të kujdesshëm.

Qytetar

“Unë jetoj personalisht në gjermani, dhe neve na mungon atje nxehti, kështuqë kur vijmë këtu shkaku që na mungon nuk është se edhe na pengon shumë. Më mirë është ndonjëherë nxehtë se sa shi, sepse edhe disponimi është më i mirë. Gjatë ditës kur është temperatura e lartë në ndonjë lokal me shoqëri, diçka ndryshe nuk kemi çfarë të bëjmë. Sidomos rekomandoj njerëzit të cilët kanë sëmundje ose janë të ndjeshëm ndaj të nxehtit, me qëndru në vende ku nuk është nxehtë, sidomos besoj brenda kohës 11 deri në ora 2, 2 e gjys, 3, në mënyrë që t’i shmangen ndonjë problem i cili mund që të ju paraqitet shkaku i ndonjë sëmundje që kanë nga nxehti”.

“Nuk po mundemi të bëjmë dy hapa sepse është shumë nxehtë, po pi ujë vazhdimisht, por është e kotë”- kështu u shpreh një tjetër qytetar.

Qytetar

“Spo mundemi të bëjmë dy hapa se është shumë nxehtë, për momentin kam shumë shumë nxehtë vetëm po pij non stop ujë, ama apet badihava shumë nxeht spo di çfarë të bëj patjetër të punoj. Më mir është me dalë pas 5 ose pas 6 sepse tani jasht shprazët, por ka 5 ose 5 e gjysë fillon kallaballëk, por mos të dalë dikush me pritisak se shumë problem është shumë nxehtë. Po ndonjëherë kam pasur problem me kokën për shkak të të nxehtit por kemi çadra, shapka, syza, nga pak nga pak bëhemi më rehat, por përsëri nxehtë”.

Në ndërkohë, disa të tjerë kanë zgjedhur që të frekuentojnë vendet malore për të evituar tyë nxehtin.

Qytetar

“Po mirë, mirë, i përballojmë nga pak, e kemi qef të nxehtin. Po dalim nëpër mal pak në katune, në hije, i kemi merak ato hije se japin freski. Po ndodh që ndonjëherë i lëmë ato takimet e njerëzve në mbrëmje shkaku i nxehtit”.

Ndërkaq një tjetër qytetar thekson që të shtojmë kujdesin ndaj vetes dhe të meremi me aktivitete për të forcuar imunitetin që më lehtë të mundemi t’i përballojmë këto temperatura të larta.

Qytetar

“I nxehti, normal kohën e ka, Zoti ashtu i ka bërë pranverën verën, tani jemi në verë nuk ka nmevojë të habitemi por dikutj i vjen çudi. Të gjith e bëjnë këtë muhabet, shumë nxehtë shumë nxehtë, mua nuk më vjen, konkretisht mua individualisht. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam pasur ashtu sëmundje, por unë e kam shikuar veten, unë jam sportist edhe ashtu, mua nuk më pengon ky inxeht aspak. Ah pak nxehtin, tashi kemi kushte secilën kohë ka çezme, pakë ruaje veten nëqoftëse ke ndonjë anomali në shëndet, kokën nën mbulojë, flladiti duart, sytë”.

Ndërkaq që, kujdesi personal, informimi i vazhdueshëm dhe masat parandaluese janë thelbësore për të shmangur pasojat e rënda që mund të sjellin këto temperatura ekstreme.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING