(VIDEO) Qytetarët: Çmimet e frutave dhe të perimeve më të larta se në Gjermani

(VIDEO) Qytetarët: Çmimet e frutave dhe të perimeve më të larta se në Gjermani

Në pikun e veres çmimet e frutave dhe perimeve vazhdojnë të mbeten të larta dhe të papërballueshme për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.  TV SHENJA vizitoi tregun e gjelbërt në Shkup, ku pa nga afër çmimet e frutave dhe perimve të cilat ishin më të larta se viteve të kaluara. Specat 80 denarë kilogrami, domatet 60 denarë kilogrami, bostani 30 deri në 40 denarë kilogrami, këto ishin disa nga çmimet e frutave dhe perimeve që ishin në treg. Qytetarët, madje edhe ata që nuk jetonin këtu por, jashtë vendit  thonin se nuk e dinë se si arrijnë të mbijetojnë qytetarët këtu me çmimet më të larta se në Evropë.

Qytetari  

“Unë nuk jam këtu, për fat në Zvicër jam. Tepër shtrenjtë, nuk e di si jetojnë këtu njerëzit, nuk e di. Atje ku jetojë, atje është më lirë se këtu”.

 Qytetarja

“Shumë edhe atë më shumë se çka duhet, mjerë për popullin tonë, për pensionistët të mos flas. Unë mundem me pensionin tim, por ka më keq, ne aq sa mundemi mundohemi, por ka njerëz që për fëmijë nuk mund të blej e lëre më për vete. Për ju të rinjtë se çfarë do të ndodhë e di vetëm Zoti”.

Edhe shitësit thonë se çmimet aktuale të pemëve dhe perimeve nuk kanë qenë asnjëherë kaq të larta sikurse në këtë verë. Ata thonë se qytetarët edhe krahas çmimeve të larta kanë interes për të blerë, pasi i kanë të nevojshme.

Shitësi

“Tash më ra rasti, kalova dhe rrushi ishte 100 denarë, ndoshta është herët për rrushin ta ketë çmimin e volitshëm si duhet por, në përgjithësi çmimet e larta. Gjithsesi kanë interes, mirëpo tash kush mundet , kush arrin ta blej një send që do ta merr ajo është çështje tjetër, shembull shalqini është shumë I shtrejt , shalqini e ka kohën domethënë 1, 2 muaj përpara e ka pasur kohën e vet, e tash duhet të jetë shumë me çmim më të lirë, mirëpo është shumë i shtrejtë, kilogrami 20-30 denarë. Definitivisht këtë verë çmimet janë shumë më të larta në përgjithësi, mos ta marrim tash pjeshka ose shalqini ose diçka tjetër, por në përgjithësi janë shumë të larta”.

Shitësi

“Çmimet janë të larta, sivjet janë shumë të larta. Paçare kanë me pasë interes qytetarët se duhet me hangër, kjo është interesi, duhet me pas interes . Më lirë kanë qenë viteve të kaluara, këtë vit janë më shtrejtë në përgjithësi malli është më shtrejtë”

Shitësit shtuan se edhe ata vet mezi ja dalin që të blejnë mall, për shkak se çmimet vazhdojnë të mbeten të larta edhe në kohën kur duhet të jenë pak më lirë.  Qeveria disa herë I ka ngrirë çmimet e disa pemëve dhe perimeve, megjithatë përsëri këtë vit çmimet e tyre kanë qenë më të larta se vitet e kaluara.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING