(VIDEO) Qyra: Do t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme

(VIDEO) Qyra: Do t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme

Pas partive politike, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore e ka vizituar edhe ish kryetari i së njëjtës, tashmë kandidat i pavarur për kryetar në Qytetin e Strugës, Mendi Qyra. Në këtë takim, ai u prit nga bordi drejtues i OEMVP-së, të cilëve Qyra u ka sqaruar programin që e ka përgatitur për zhvillim ekonomik të Qytetit të Strugës, në rast se ai fiton besimin e qytetarëve.

Tha se në rast se vjen në krye të Komunës do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme në tejkalim të vështirësive ekonomike me të cilat përballen.

Qyra dhe OEMVP veç çështjeve ekonomike kanë diskutuar edhe për pastërtinë dhe pastrimin e qytetit të Strugës nga mbeturinat dhe deponia që është në afërsi të qytetit buzë liqenit duke premtuar se në rast se merr mandatin, do të bashkëpunojë me kompani për reciklim të mbeturinave.

MENDI QYRA, KANDIDAT I PAVARUR PËR KOMUNËN E STRUGËS

Me odën ekonomike dhe anëtarët e sajë gjithsesi do vazhdoj të bashkëpunoj, kërkesat, thash ato më të rëndësishme janë që të funksionalizojmë administratën, të jepen leje më shpejtë, të sillen plane urbanistike, të kenë qasje deri tek administrata, të ketë transparencë, të zbatohet ligji, të gjithë këto u biseduan”.

Mendi Qyra është kandidat i pavarur për krytar të Qytetit të Strugës por i njëjti mbështetet publikisht edhe nga koalicioni shqiptar që është pjesë e Qeverisë, koalicioni VLEN. Përveç Qyrës në garë për Strugën është edhe Arsim Dalipi nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Ndërkaq, takim me krerët e Odës Ekonomike në prag të zgjedhjeve lokale, kanë pasur të gjitha subjektet politike, ndërsa nesër në takim pritet të vij, kandidati i pavarur për Komunën e Gostivarit, Visar Ademi.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING