(VIDEO) QKC: Në çdo të tretin tender ka vetëm një ofertues

(VIDEO) QKC: Në çdo të tretin tender ka vetëm një ofertues

Në vetëm gjashtë muaj, nga janari deri në qershor 2023, në procedurat për furnizime publike në të cilat ka marrë pjesë vetëm një kompani, janë lidhur më shumë se pesë mijë kontrata në vlerë totale prej 283 milionë euro. Këtë e tregon raporti i fundit nga monitorimi i furnizimeve publike nga qendra për komunikime civile (QKC).

Çdo e treta kontratë për furnizim publik gjatë kësaj periudhe ka qenë në procedurë pa konkurrencë dhe kjo, siç theksohet nga QKC, është veçanërisht shqetësuese në fushën ku shpenzohet një pjesë e konsiderueshme e parave publike, shëndetësia. Në të gjithë tenderët e shëndetësisë që kanë qenë objekt i monitorimit, siç thuhet në raportin e QKC-së, nuk ka pasur konkurrencë në procedurën e furnizimit.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Konkurrenca mungon edhe në tenderët me vlerë të madhe, si furnizimi dyvjeçar me insulinë dhe glukagon për 2023 dhe 2024 në vlerë prej 28 milionë euro”.

Në një pjesë të konsiderueshme të procedurave të përfunduara gjatë kësaj periudhe, siç thuhet në raport, përcaktohen sasitë e asaj që furnizohet, gjë që në dëm të parave të buxhetit pamundëson që kompanitë të ofrojnë çmime më të ulëta për sasi më të mëdha të furnizimit. Kjo lloj qasjeje, thekson QKC-ja, mundëson manipulime dhe keqpërdorime në fazën e realizimit të kontratave. Një nga gjetjet kryesore të raportit është se në një procedurë jotransparente me negocim, pa shpallje të shpallur paraprakisht, në gjysmën e parë të vitit 2023 janë lidhur kontrata në vlerë totale prej rreth 11 milionë euro.

QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE

“Sa i përket vlerës, pothuajse një e treta e këtyre kontratave i takojnë SHA Elektranat’ e Maqedonisë së Veriut. Kjo kompani shtetërore ka lidhur katër kontrata në vlerë të përgjithshme prej 212.171.080 denarë (3,4 milionë euro)”.

Në një pjesë të gjetjeve theksohet se pavarësisht korrupsionit të përhapur në tenderët për furnizime  publike, sektori i kontrollit në Byronë e furnizimeve publike në vend që të rritet, është në rënie dhe për tre vite numri i të punësuarve në këtë sektor, i cili përbëhet nga një departamenti i kontrollit administrativ dhe ai i parakontrollit është ulur nga 12 në 8 të punësuar. Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING