(VIDEO) Qeveria vendosi të blejë 100 autoambulanca

(VIDEO) Qeveria vendosi të blejë 100 autoambulanca

Në mbledhjen e së martës qeveria vendosi që të blejë 100 automjete të reja të ndihmës së shpejtë me pajisje mjekësore për institucionet e shëndetësisë publike në mbarë vendin. Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se ky vendim do të thotë ndërhyrje më e shpejtë dhe më efikase në raste urgjente.

Azir Aliu, ministri i Shëndetësisë

Me këtë vendim sigurojmë mjete për furnizimin e 100 automjeteve të reja të ndihmës së shpejtë, me vlerë të përgjithshme prej 461.250.000 denarë, duke marrë përsipër obligime në kuadër të pjesës zhvillimore të buxhetit për katër vitet e ardhshme”.

Ndërkaq vendimi tjetër për të cilin informoi ministri ëshë vazhdimi i procedurës për zgjidhjen e problemit me parkimin në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Lidhur me këtë problem Ministri informoi se është marrë vendim për regjistrimin e tokës së zonës së parkimit si pronë shtetërore. Sipas tij, kjo heq pengesën administrative për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Ndërmarrjen Publike “Parkingu i Qytetit – Shkup”. Aliu beson se kjo marrëveshje, do të mundësojë modernizimin dhe një rritje të ndjeshme të kapacitetit për parkimin e automjeteve, si dhe vendosjen e rendit në zonën e Klinikës.

Kujtojmë se vitin e kaluar, në një seancë në gusht, Qeveria vendosi të ndërtojë garazhe shumëkatëshe të parafabrikuara në Qendrën Klinike përmes një partneriteti publik-privat, për të cilin u formua një Komision për zbatimin e procedurës. Vetëm një kompani aplikoi në njoftimin që u shpall më 15 nëntor 2024 – “Gjoka Construction” nga Shqipëria, por një marrëveshje nuk u nënshkrua me të sepse procedura u anulua nga Ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Arben Taravari. Pasi tema u bë publike, Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi në mars të këtij viti se nuk ishte marrë asnjë vendim përfundimtar nga Qeveria në lidhje me menaxhimin e parkingut dhe se nëse publiku nuk e dëshironte, një marrëveshje me “Gjoka Construction” për garazhe shumëkatëshe në Qendrën Klinike nuk do të nënshkruhej.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING