(VIDEO) Qeveria vendosi kufizim të marzhës për 100 grupe produktesh

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria në seancën e fundit ka marë vendim për kufizimin e marzhës të tregtisë me pakicë dhe shumicë në 10% për mbi 100 grupe të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore, të cilat siç thotë ai janë të nevojshme për qytetarët. Ai theksoi se përveç ushqimeve bazë elementare, masa do të përfshijë edhe ushqimet e foshnjave dhe produkte higjienike dhe do të jetë e vlefshme deri më 30 prill.
MARKETING
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Marzha e tregtisë me pakicë dhe tregtisë me shumicë do të kufizohet në 10 % dhe pres që të ketë ulje dramatike të çmimeve të produkteve të cilat vërtetë I shfrytëzojnë qytetarët, gjithashtu këtu shtohen dhe produktet hixhienike dhe ushqimet e foshjave, kemi përfshirë gjithqka që qytetarët e shfrytëzojnë. Kjo masë do të zgjasë deri më 30 prill, për më tutje do të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Gjithashti arritëm në përfundim se të gjitha supermarketet në ëeb faqet e tyre duhet ti kenë të shpalosura çmimet e tyre”.
Lidhur me masat e paralajmëruara të qeverisë ditën e djeshme pati reagim nga LSDM-ja opozitare. Ata thanë se kryeministri Hristijan Mickoski pa një rrugëdalje tjetër ka sjellë masa të cilat si opopzitar i ka kritikuar ashpër. “Me marrjen e masave për ngrirjen e marzheve, Mickoski më në fund vendosi të njohë të gjitha politikat ekonomike të LSDM-së dhe masat për frenimin e çmimeve. Fatkeqësisht, e gjithë kjo është shumë vonë dhe miliona euro tashmë u janë vjedhur qytetarëve. Ajo vjedhje u mundësua pikërisht nga Mickoski dhe tani është tepër vonë për të pranuar humbjet e veta”, thuhej në reagimin e tyre.
Masa për kufizimin e marzhës të produkteve ushqimore vjen si pasojë e bojkotit të supermarketeve nga qytetarët për shkak të rritjes enorme të çmimeve të produkteve ushqimore.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/