(VIDEO) Qeveria rekomandon që shtatzënat dhe mbi 60 vjeçarët të lirohen nga puna

(VIDEO) Qeveria rekomandon që shtatzënat dhe mbi 60 vjeçarët të lirohen nga puna

MARKETING

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka informuar se në përputhje me parashikimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Planin e Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të të Nxehtit në Shëndetin e Popullsisë 2025–2030, duke filluar nga sot (e premte, 4 korrik), aktivizohet faza e 3, e cila do të zgjasë deri më 8 korrik 2025. Qeveria miratoi rekomandimet e mëposhtme, si përjashtim nga detyrimet e punës për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Theksohet se ky rekomandim nuk vlen për punonjësit në infrastrukturën kritike shëndetësi, polici, ushtri, transport, energji, kompani publike.

MARKETING

Sample Image

Ministria e shëndetësisë

Aktivizimi i planeve të emergjencës, të gjitha institucionet e kujdesit shëndetësor, institucionet e kujdesit për të moshuarit dhe institucionet arsimore të veprojnë në përputhje me protokollet e brendshme të krizave. Masat synojnë të sigurojnë mbrojtje të vazhdueshme dhe efikase të shëndetit të popullatës përmes veprimeve parandaluese dhe përgatitjes së duhur institucionale. Ministria e Shëndetësisë, së bashku me të gjitha institucionet kompetente, do të vazhdojë me informimin e rregullt dhe zbatimin e masave, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”.

Ndërkaq kujtojmë se vala e të nxehtit ka kapluar gjithë Europën. Paralajmërime për nxehtësi ekstreme janë në fuqi në pjesë të Portugalisë, Spanjës, Italisë dhe Kroacisë, ndërsa Franca, Austria, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Sllovenia dhe Zvicra po përballen gjithashtu me temperatura jashtëzakonisht të larta. Serbia regjistroi temperaturën e saj më të lartë që nga fillimi i regjistrimeve në shekullin e 19-të, ndërsa Sllovenia të shtunën regjistroi ditën e saj më të nxehtë të qershorit ndonjëherë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING