(VIDEO) Qeveria propozon Nenad Saveskin për kryeprokuror të shtetit
Gjykatësi Nenad Saveski, është propozimi i Qeverisë për kryeprokuror. Në seancën e sotme të Qeverisë, u votua propozimi për kryeprokuror, dhe i njëjti propozim dorëzohet në Kuvend. Për votimin e tij, nevojitet shumicë e thjeshtë prej 31 votash. Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva, u shpreh se përvoja profesionale e Savesit është shumë e pasur, duke i thurrur shumë lavde për karrierën e tij prej juristi.
Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë
“Qeveria është udhëhequr nga parimi profesionalizëm, integritet dhe përkushtim në sundimin e ligjit. Nenad Saveski punon në Gjykatën Penale. Në karrierën e tij profesionale e ka ndërtuar reputacionin e juristit me përvojë shumë vjeçare, i njohur për profesionalizmin, integritetin profesional dhe i përkushtuar në pricipet e sundimit të ligjit dhe drejtësisë”
Saveski nga viti 2016 ka punuar gjykatës në Gjykatën Penale Shkup, në sektorin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Paraprakisht, nga viti 2009 deri në vitin 2016, ai punoi si prokuror publik në Prokurorinë Themelore Publike, dhe nga viti 2004 deri në vitin 2009, ai ishte bashkëpunëtor ligjor në Gjykatën Themelore në Gostivar.
Mes zgjedhjes së Qeverisë, ishin tri kandidatë, përveç Saveskit, edhe Anita Topollova Isajllovska, që aktualisht është ushtruese detyre prorkurore publike shtetërore dhe prokurorja Lidija Raiçeviq.
Në konkurs për këtë pozitë, u paraqitën 5 kandidatë. Më pas, Këshilli i Prokurorëve Publik ka mendim pozitiv për tre prej tyre. Mirëpo, në një deklaratë për media kryeministri Hristijan Mickoski tha se po diskutojnë për tre prej tyre, duke injoruar kandidaten e prokurores së ish PSP-së Lençe Ristoskën.
Zgjedhja e prokurorit të ri republikan u bë e domosdoshme pasi në dhjetor të vitit 2025, Lupço Kocevski dha dorëheqje nga funksioni, në të njejtën ditë kur në Kuvend do të diskutohej për shkarkimin e tij.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

