(VIDEO) Qeveria përmes kredisë do të blejë lokomotiva të reja elektrike

(VIDEO) Qeveria përmes kredisë do të blejë lokomotiva të reja elektrike

Hekurudhat e Maqedonisë – Transport dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë nënshkruar sot në Qeveri një marrëveshje për kredi në prej 20,9 milionë euro. Me këtë kredi do të sigurohen lokomotiva elektrike me pjesë rezervë, me qëllim rritjen e transportit të mallrave dhe gjenerimin e të ardhurave për ndërmarrjen.

Siç u theksua para nënshkrimit, projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhorë si dhe ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe efikasitetin e transportit hekurudhor të mallrave

Kryeministri Hristian Mickoski ka deklaruar se gjendja që u trashëgua ishte jashtëzakonisht e rëndë dhe se nuk kishte asnjë lokomotivë plotësisht funksionale, ai gjithashtu ka njoftuar se njëzet ompozicione ndërkombëtare të mallrave ishin të bllokuara në Gjevgjeli

HRISTIAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Situata filloi të ndryshojë nga korriku deri në shtator 2024 u vunë në funksion pesë lokomotiva, ndërsa deri në shkurt 2025 gjithsej dhjetë lokomotiva nga 46 ekzistuese. Ky ishte hapi i parë drejt stabilizimit të sistemit. Megjithatë, realiteti mbetet sfidues: mosha mesatare e lokomotivave me naftë është mbi 60 vjet, ndërsa e atyre elektrike mbi 40 vjet, gjë që nuk është e qëndrueshme as ekonomikisht, as në aspektin e sigurisë dhe mjedisit. Qëllimi i kësaj blerjeje është i qartë – rritja e numrit të lokomotivave operative dhe rritja e kapacitetit për transport mallrash po edhe forcimi i stabilitetit financiar”.

Ndërkaq, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski ka deklaruar se kjo është veçanërisht e rëndësishme për Korridorin 10, i cili pritet të shënojë rritje në vitet e ardhshme, si dhe për Korridorin 8, të cilin aktualisht po e zhvillojmë intensivisht përmes investimeve të rëndësishme në infrastrukturën hekurudhore.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI – MINISTËR I TRANSPORTIT

Ky investim është pjesë e vizionit më të gjerë për Shkupin, përmirësimin e cilësisë së ajrit përmes vendosjes së trenit urban. Aktualisht po punohet në infrastrukturën e njërës nga tre linjat, ndërsa në dy vitet e ardhshme do të punohet edhe në dy linjat e mbetura. Kur i gjithë projekti të përfundojë, në ato linja do të qarkullojnë ekskluzivisht trena elektrikë, me qëllim të qartë që të eliminohet plotësisht përdorimi i lokomotivave dhe trenave me naftë në kryeqytet dhe të kontribuohet në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Sipas Qeverisë, me flotën e re prej pesë lokomotivash dhe katër lokomotivat ekzistuese më të reja, do të disponojmë gjithsej nëntë lokomotiva moderne, të cilat do të mund ta mbulojnë plotësisht transportin e mallrave.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING