(VIDEO) Qeveria ndalon lëvizjen në disa pyje për shkak të zjarreve

(VIDEO) Qeveria ndalon lëvizjen në disa pyje për shkak të zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së përhapjes së zjarreve, Qeveria në mbledhjen e fundit i angazhoi administruesit me pyje shtetërore, sipas Ligjit për Pyjet, që të shpallin ndalesë për lëvizje në pyje. Ndalesa vlen nga e hëna, 17 korrik.  Siç informon shërbimi për informim i Qeverisë, ndalesa vlen edhe për lëvizje në rajonet kombëtare të mbrojtura Jasen, Mavrovë, Koddra e Diellit dhe Pelister. Në zonën e Vodnos, ku nuk ka ndalesë për lëvizje, janë paraparë kontrolle të rregullta.

Meqenëse nga 17 korriku e deri më 25 korrik të gjitha rajonet në vend: Shkupi, Osogovë-Malishevë, rajoni i Pollogut dhe Ohër-Prespë do të jenë në fazën e  portokalltë qeveria informoi se vazhdojnë rekomandimet e ministrisë së shëndetësisë për uljen e rreziqeve nga temperaturat e larta.

QEVERIA

“Qeveria rekomandon lirim nga detyrimet e punës për grupet më të cenueshme të popullsisë, si: gratë shtatzënat dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, angazhimet e punëve të të cilëve nuk mund të kryhen përmes punës online”.

Në ambientet për kujdesin e fëmijëve (kopshtet për fëmijë) nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët të mos dalin jashtë në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Çështje Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të ofrojnë ndihmë për personat e vetëm, të moshuar, të pafuqishëm dhe të pastrehët;

Qeveria po ashtu i rekomandon sektorit privat që të organizojë orarin e punës për të mbrojtur punëtorët nga ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, para së gjithash duke shmangur qëndrimin në ambient të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

QEVERIA

“Të gjitha subjektet juridike që kryejnë veprimtari në ambient të hapur, të ndërpresin veprimtarinë e tyre në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00, e kjo veçanërisht vlen për punën e punonjësit e ndërtimit”

Qeveria ka vendosur që këto masa të zgjasin 9 ditë, nga data 17-25 korrik, deri në marrjen e vendimeve të mëtejshme. /SHENJA/

MARKETING