(VIDEO) Qeveria miraton planin për uljen e ndotjes
Pasi Shkupi po rradhitet ndër 5 qytetet me ajrë më të ndotur në botë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, informon opinion se Qeveria, me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe zvogëlimit të emetimeve të substancave ndotëse në rast të ndotjes alarmante të ajrit, miratoi një Plan aksional me masa afatshkurtra për uljen e shpërndatjes të substancave ndotëse, sipas të cilit nxori një Urdhër për futjen e masave për reduktimin e emetimeve të substancave ndotëse.
MINISTRIA E MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
“Në kuadër të këtij Urdhri parashikohen kontrolle të shtuara të automjeteve për të përcaktuar korrektësinë teknike për emetimin e gazrave të shkarkimit. Regjim i veçantë i komunikacionit për automjetet e rënda, duke i drejtuar në rrethrrotullimet me qëllim të reduktimit të trafikut në zonat urbane”.
Masat tjera do të jenë edhe ndalimi për dërgimin e mallrave dhe transportin e makinerive ndërtimore nga ora 7:30 deri në orën 18:00, Reduktimi i përdorimit të automjeteve zyrtare dhe përjashtimi nga detyrimet e punës për grupet vulnerabël.
MINISTRIA E MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR
“Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, i detyron të gjithë punëdhënësit që t’i lirojnë nga detyrimet e punës, gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, personat me sëmundje malinje, astmë kronike, infarkt ose goditje në tru, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë”.
Gjithashtu është paraparë edhe riorganizimi i orarit të punës dhe sigurimi i maskave mbrojtëse. Aktivitetet e punës duhet të kryhen në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00. Për më tepër, punëdhënësve u kërkohet të sigurojnë maska mbrojtëse të tipit KN95 ose të paktën FFP2 për punëtorët e tyre.
Masat e lartëpërmendura do të zbatohen në rastet e tejkalimit të kufijve të alarmimit të përcaktuara në Dekretin për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e ambientit dhe pragjet e alarmimit, afatet për arritjen e vlerave kufitare, kufijtë e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe synimet afatgjate.
Samir Mustafa /SHENJA/