(VIDEO) Qeveria jep 120 milionë denarë për bileta falas për studentët

(VIDEO) Qeveria jep 120 milionë denarë për bileta falas për studentët

Zyrtarët shtetëror njoftojnë se do të ketë transport publik falas për studentët. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se do të vazhdojë masa e qeverisë për transport publik falas për studentët në Shkup. Mickoski informoi se qeveria në seancën e sotme vendosi të transferojë 120 milionë denarë në Qytetin e Shkupit, respektivisht deri te Ndërmarrja për Qarkullim Publik, që të mund të vazhdojë kjo masë dhe vitin e ardhshëm.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

Qeveria në seancën e sotme të rregullt vendosi t’i transferojë 120 milionë denarë Qytetit të Shkupit, respektivisht NQP-së që të mundet që kjo masë pa pengesa të realizohet edhe në vitin e ardhshëm kalendarik. Ky është një lehtësim shtesë për procesin e arsimit për studentët”.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska tha se në 6 muajt e fundit ministria ka komunikuar intensivisht me studentët për nevojat e tyre dhe shtoi se disa kërkesa të tyre janë pranuar.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Ne i kemi mundësuar fillestarëve që nga 1 tetori të shfrytëzojnë vaktin e subvencionuar, gjë që nuk ka qenë deri vitin e kaluar. Në vitin 2025, ose do të zgjerohet fushëveprimi i kësaj mase për të përfshirë edhe ata që janë të punësuar me orar të përgjysmuar , ose do të rritet shuma e kompensimit ditor. Këtë do ta vendosim bashkë me organizatat studentore”.

Janevska informoi se për vitin 2025 është paraparë buxhet më i madh për 18% për standardet e studentëve në krahasim me këtë vit, që do të jetë 30 milionë euro.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING