(VIDEO) Qeveria: Jemi ndër pesë kompanitë me rritje më të shpejtë në Evropë

3.2 për qind është rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të vitit 2025 tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Me këtë, Maqedonia e Veriut renditet ndër pesë ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, pas Irlandës, Danimarkës dhe Polonisë, njofton Qeveria.
MARKETING
Në krahasim, kjo do të thotë se rritja është trefish më e madhe se ajo e vitit të kaluar.
QEVERIA
“Kjo është fal politikave të suksesshme ekonomike të Qeverisë. Me ketë Maqedonia është mes pesë vendeve me rritje më të shpejtë ekonomike në Evropë, para nesh janë Irlanda, Danimarka dhe Polonia. Angazhimi ynë është që kjo të vazhdojë, prandaj po zbatojmë politika që nxisin ekonominë të zhvillohet”
Qeevria thekson se rritje më e madhe u vu re në sektorët: Ndërtimtari dhe aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike, aktivitete administrative dhe veprimtari të shërbimeve ndihmëse prej 7.1%, si dhe informacione dhe komunikime prej 4.8%. Konsumi përfundimtar i amvisërive, duke përfshirë institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë amvisërive, në tremujorin e parë të vitit 2025 u rrit me 7.1% në terma nominalë, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto është 69.0%.
/SHENJA/