(VIDEO) Qeveria e re deri më 20 qershor, Taravari po mendon të udhëheqë me shëndetësinë

(VIDEO) Qeveria e re deri më 20 qershor, Taravari po mendon të udhëheqë me shëndetësinë

Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe me gjasë do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni i partive opozitare të shqiptarëve “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM”. Kështu ka shkruar në rrjetin social “X” deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antnoio Milloshoski, pas rivotimit të 22 majit në 6 vendvotime në Njësinë e Pestë Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore.

Ndërkaq, Arben Taravari nga VLEN ka deklaruar se sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritarë mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.

ARBEN TARAVARI, VLEN

Përveç nesh, shpresoj të ketë edhe një parti tjetër, tani nuk kam informacion nga VMRO-ja nëse është arritur marrëveshje me “ZNAM”-in, kështu që në 24 deri në 48 orët e ardhshme me siguri do të shpallet”.

Taravi tha se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër i Shëndetësisë. Megjithatë, ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta.

ARBEN TARAVARI, VLEN

Nuk kemi folur ende për drejtorët. Për ministrat e Aleancës thashë se do të kemi një zëvendëskryeministër, pra një ministër për qeverisjen e mirë dhe transparencën dhe një ministër të shëndetësisë dhe dy zëvendësministra të mbrojtjes dhe bujqësisë dhe dy sekretarë shtetëror. Për njërin e di, për shëndetësinë, për tjetrin nuk jam i sigurt”.

Taravari ka komentuar edhe rezultatet nga rivotimi dhe ka theksuar se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING