(VIDEO) Qeveria do të blejë veturë të blinduar, “Mercedesi i Gruevskit” u vjetërsua
Vetura e blinduar e Qeverisë Gruevski për të cilën kishte edhe proces gjyqësor do të zëvendësohet me një veturë të re të blinduar për nevojat e qeverisë aktuale. Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Ivica Tomovski, në birifingun e sotëm me gazetarët tha se, nga gjithsej 220 automjete zyrtare që ata zotërojnë, 104 janë të konsumuara dhe është vendosur t’i shesin për hekur. Ndërkaq, Tomovski tha se, kanë 45 vetura me lizin që janë të nevojshme për nevojat e ministrive dhe shërbimeve të tjera. Ndërkaq, qi shtoi se, kanë vetëm një automjet të veçantë, të blinduar, thotë ai, i cili është Mercedesi që ishte objekt i një padie të quajtur “Tanku”, por ai tha ai është vjetëruar dhe duhet të blihet një tjetër.
Sinkron: Ivica Tomovski, Drejtor i SHÇPP-së 3:27
“Ne kemi një automjet Mercedes të blinduar për të cilin ishin përgjegjës disa nga udhëheqësit e mëparshëm të partisë sonë politike, dhe mund t’ju siguroj se ky automjet i blinduar është përdorur që nga viti 2017 dhe është ende në përdorim sot. Por, është shumë e vjetër dhe ndoshta duhet të blihet një e re, nuk e kemi menduar atë çështje, megjithatë kur t’ju vijnë mysafirë specialë prej jashtë vendit ju duhet të keni një veturë të tillë specifike. Mund të jap një shembull konkret, kur ishte kryeministri Orban në Ohër, solli vetë veturë të blinduar sepse ne nuk kemi veturë të tillë, përkatësisht vetura jonë nuk i përmbush ato protokolle të sigurisë që i kanë të përcaktuara”.
Ai po ashtu tha se, shteti duhet të ketë edhe një avion të ri zyrtar.
Ivica Tomovski, Drejtor i SHÇPP-së
“Ne kemi një avion që i nënshtrohet riparimeve të shpeshta dhe e dërgojmë për riparim si dhe është shumë i vogël, ka gjashtë ulëse komerciale dhe nuk mund të përdoret për delegacione adekuate. Ajo që ne po e mendoj është se si të gjejmë një mënyrë se si të financojmë, përkatësisht të blejmë një avion të ri i cili do të ishte më i madh se ky, me mbi 14 ulëse dhe nëse ka mundësi, të ketë opsion për nevoja medicinale”.
Kujtojmë se, javën e kaluar Enti Shtetëror i Revizion publikoi një raport në të cilin u konstatuan parregullësi në punën e Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, përkatësisht u konstatua se mungojnë pagesa të tregut ditore dhe fatura fiskale, ndërkaq u theksua edhe praktika e këtij institucioni për blerjen e automjeteve përmes lizingut për të cilat shpenzohen shuma të mëdha fondesh çdo vit.
Teuta Buçi /SHENJA/

