(VIDEO) Qeveria detyron shitësit të ulin çmimin e materialeve shkollore

Nga 15 gushti deri më 15 shtator çmimet e materialeve shkollore për nxënësit do të shiten me çmime të ulura. Qeveria ka njoftuar se ka sjellur vendim që shitësit me pakicë ti ulin çmimet e materialeve shkollore të paktën për 15 %, ndërsa shitësit me shumicë me të paktën për 10%.
TABELË:QEVERIA
“Për të parandaluar rritjen e çmimeve të materialeve shkollore para fillimit të vitit shkollor 2025/2026 dhe për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve, si pjesë e fushatës “Më pak shpenzime, më shumë për ju, kujdesemi”, Qeveria në seancën e saj të 100-të mori një vendim dhe i detyroi shitësit me pakicë të ulin çmimet e materialeve shkollore me të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe të paktën 15% në tregtinë me pakicë”.
Nga atje thonë se me këtë vendim, shitësit me pakicë dhe me shumicë që shesin materiale shkollore, si çanta shpine, fletore, blloqe, lapsa, ngjyra dhe materiale të tjera shkollore, duhet t’i shesin me çmime të ulura.
QEVERIA
“Vendimi vlen për periudhën nga 15 gushti 2025 deri më 15 shtator 2025 dhe shitësit me pakicë janë të detyruar, përveç çmimit të ri të reduktuar të produkteve, të publikojnë edhe çmimin e vjetër që ishte në fuqi më 1 qershor 2025, çmim i cili merret si çmimi bazë mbi të cilin përcaktohet ulja”.
Ata thonë se gjithashtu, përpara hyrjes së objektit të shitjes ose në një vend tjetër të dukshëm në objekt, duhet të vendoset qartë dhe në mënyrë të dukshme një poster, i cili do të përmbajë mbishkrimin “Më pak shpenzime, më shumë për ju”, i cili është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, si dhe mbishkrimin zbritje në pajisjet shkollore prej të paktën 15%.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/