(VIDEO) Qeveria: Arritëm marrëveshje me sindikatat, nga shtatori pagat rriten për 10 %
MARKETING
Qeveria informon se pas bisedimeve dhe dialogut të hapur me sindikatat kanë arritur që ta zgjidhin përgjithmonë çështjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik. Nga Qeveria thonë se në takimin e së hënës, të dyja palët u dakorduan për rritje të pagave prej 10% prej muajit shtator të vitit 2023, si dhe pagesën prej 10.000 denarë për pushim vjetor për vitin 2023, që do të paguhet deri në fund të vitit.
MARKETING
QEVERIA
“Krahas kësaj, u arrit marrëveshje për rritje sistematike të pagave në sektorin publik, përmes një metodologjie që do të zgjidhë këtë problem dhjetëvjeçar. Metodologjia e re e përllogaritjes së pagave në sektorin publik, e cila do të jetë pjesë e Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, do të merret nga paga mesatare e shumëzuar me një koeficient dhe do të llogaritet nga marsi i vitit 2025”.
Nga qeveria sqarojnë se në këtë mënyrë pas 17 vitesh, do të miratohet një Marrëveshje e re e Përgjithshme Kolektive, e cila prezanton një zgjidhje sistematike për pagat në sektorin publik që do të garantojë rritjen e pagave pa kalkulime politike.
Në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, do të përcaktohet pagesa e një shume minimale për pushim vjetor në vlerë prej 30% të pagës mesatare neto. Zgjidhja e përcaktuar do të dorëzohet te Këshilli Ekonomik-Social, ku pritet të miratohet në ditët në vijim./SHENJA/

