(VIDEO) Qeni i komshiut la të vdekur një fëmijë 8 vjeçar

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur të martën pasdite  në Shkup, ku një fëmijë tetë vjeçar, ka gjet vdekjen pasi është sulmuar nga qeni I komshiut.  Tragjedia ka ndodhur në lagjen Pintija, Kisella Voda. Fëmija ka hyrë në oborrin e komshiut I cili ka pas dy qen. Me plagë në kokë dhe në qafë dhe I tëri në gjak  fëmija është dërguar në spital me automjet privat. Ministria e punëve të brendshme njoftoi se të martën në orën 18:25, nga spitali i përgjithshëm i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili u është nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit të qenit, në pronësi të fqinjit të tij N.G.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.  Ende nuk dihet nëse I mituri është sulmuar nga njëri qen, apo nga të dy.

Drejtori i spitalit të përgjithshëm të qytetit, doktor Ljuben Arsenkov, ka thënë se  ky është rasti i parë në të cilin një qen ka vrarë një fëmijë.

“Fëmija është sjellë pa shenja jete. Kolegët tentuan menjëherë reanimimin, por pa sukses. Nuk dihet nëse fëmija është sjellë menjëherë pas ngjarjes apo tashmë është gjetur pa shenja jete, këtë do ta tregojë hetimi. Nuk kam qenë në turn mbrëmë, por pamja ka qenë e trishtuar, të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë në punë, gjithë turni, sot nuk janë në punë”, tha Arsenkov. /SHENJA/

MARKETING