(VIDEO) Qendrën rekreative Ponikva për të lënduarit e Koçanit

Pacientët e lënduar në zjarrin në diskotekën në Koçan do të kenë mundësi të marrin shërbimi rehabilitimi falas. Qeveria, në mbledhjen e djeshme e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që ta vë në dispozicion qendrën rekreative Ponikva, për Ministrinë e Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për shërbime mjekësore shtesë, në periudhën nga 10 qershori deri më 20 gusht. Qendra rekreative ka kapacitet prej 27 dhomave dhe 56 shtretërve, ndërsa po ashtu do të vihet në dispozicion një ekip mjekësh për t’iu ofruar ndihmë mjekësore dhe mbështetje psikologjike pacientëve.
MARKETING
Qeveria e RMV-së
“Detyrimi ynë si Qeveri është të ofrojmë dhe të sigurojmë kujdes të plotë shëndetësor. Nëse ekipet mjekësore dhe punonjësit shëndetësorë vlerësojnë se është e nevojshme zgjatja e periudhës kohore për trajtim dhe rehabilitim të pacientëve, Qeveria do ta zgjasë vendimin. Pacientët nuk do të paguajnë asnjë denar, gjithçka do të mbulohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria, të cilat do të sigurojnë akomodim dhe ushqim për pacientët, si dhe ushqim për stafin mjekësor”.
Nga ana tjetër, iniciativa “Mbështetni Koçanin” ka siguruar blerjen e grupit të parë të veshjeve kompresive të destinuara për të lënduarit. Nga iniciativa thonë se, fondet për blerjen e veshjeve kompresive, u siguruan plotësisht përmes donacioneve nga qytetarët, kompanitë dhe mbështetësit nga vendi dhe jashtë vendit.
Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, 59 persona humbën jetën në vend ngjarje, ndërsa më vonë ndërruar jetë edhe tre pacientë që ishin në gjendje kritike, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 62. Ndërkaq, u lënduan 196 persona, të cilët që u trajtuan brenda dhe jashtë vendit.
Teuta Buçi /SHENJA/