(VIDEO) Qendra e Menaxhimit të Krizave: Në 24 orët e fundit në numrin 112 janë bërë 1616 telefonata

(VIDEO) Qendra e Menaxhimit të Krizave: Në 24 orët e fundit në numrin 112 janë bërë 1616 telefonata

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit, në numrin e vetëm të urgjencës 112 janë regjistruar gjithsej 1.616 thirrje, nga të cilat 64.48% kanë qenë thirrje reale dhe 35.52% për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk kanë qenë urgjente. Nga thirrjet aktuale, 72.11% janë drejtuar në polici, 24.3% në Shërbimin e Urgjencës Mjekësore dhe 2.32% te Zjarrëfikësit.

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

“Kanë qenë 842 thirrje për urgjenca, 112 për Qendrën e Menaxhimit të Krizave, që është shuma totale e atyre që kanë qenë për zgjidhje të kombinuar nga thirrjet ‘reale’ dhe ato të emërtuara si ‘telefonata jo emergjente’ (35,52 %). Të gjithë ata i janë nënshtruar pritjes, përpunimit në QMK dhe koordinimit të drejtpërdrejtë për zgjidhjen e tyre me institucionet dhe shërbimet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave”.

Ndërkaq nga Qendra Rajonale e Ohrit ka njoftuar se zjarrëfikësit e Strugës, nga ora 16:00 deri në ora 17:00, me dy zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë shuar deponinë e djegur në afërsi të “Euro Hotel”në Komunën e Strugës, ndërsa Qendra Rajonale e Krizave Tetovë njoftuan se zjarrëfikësit nga Tetova gjatë ditës dhe natës kanë pasur një ndërhyrje të lehtë në një deponi të djegur në Komunën e Tetovës. /SHENJA/

MARKETING