(VIDEO) Qendra e Menaxhimit të Krizave: Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2145 thirrje në numrin 112
“Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 2145 thirrje në numrin e urgjencës 112. Janë regjiastruar pesë zjarre në ajër të hapur, ku në pesëmbëdhjetë minutat e para të ditës së parë të vitit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarret dhe kanë shpëtuar një person të palëvizshëm, njoftojnë nga Qendra e Menaxhimit të Krizave.
Qendra e Menaxhimit të Krizave
“Zjarrfikësit në Gjevgjeli në pesëmbëdhjetë minutat e para të festës së Vitit të Ri, kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin në një shtëpi të vjetër dykatëshe në rrugën ‘Marshal Tito’ në fshatin Miravci. Kati i parë i shtëpisë ishte i braktisur dhe në katin e dytë jetonte një plakë e palëvizshme, e cila mbeti e plagosur, ku pas shpëtimit është dërguar nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore për ndihmë të mëtejshme mjekësore”.
Prej thirrjeve në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, të cilësuara si “reale” ishin 42 %, ndërsa 57 % ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat kanë telefonuar qytetarët, thuhet se 56 % i janë drejtuar Policisë, 38 % Ndihmës Mjekësore Urgjente dhe 3 % zjarrfikësve.
/SHENJA/