(VIDEO) Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1803 thirrje për ndihmë

(VIDEO) Qendra e Menaxhimit të Krizave ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1803 thirrje për ndihmë

Janë regjistruar 1803 thirrje në Qendrën e Menaxhimit të Krizave  në 24 orët e fundit. Nga QMK bëjnë të ditur se në numrin e vetëm të emergjencës 112, 65.28% kanë qenë thirrje “reale” ndërsa 34.72% kanë qenë për nevoja jo urgjente të qytetarëve. Nga thirrjet “reale”, 68.15% janë drejtuar Policisë, 22.59% kanë qenë për Urgjenca Mjekësore, 6.67% për zjarrfikësit dhe vetëm 0.37% për LAMM.

“Gjatë kësaj periudhe, në terren janë regjistruar nëntë zjarre në ambiente të jashtme, të cilat janë intervenuar dhe shuar nga zjarrfikësit. Zjarret janë shfaqur në komunat e ndryshme si në Strumicë, Bogdanci, Sveti Nikollë, Negotinë, Manastir, Shtip dhe Kumanovë, duke përfshirë bimësi të ulët, drithëra dhe disa struktura si serrat dhe deponitë e egër”, njoftoi Qendra.

Ky innstitucion vazhdon të theksojë rëndësinë e ndjekjes së rekomandimeve dhe informacioneve nga mediat për parandalimin dhe reagimin ndaj situatave emergjente, veçanërisht në raste që kërcënojnë jetën e qytetarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING