(VIDEO) Pyjet e RMV-së vazhdojnë të digjen, për çdo ditë nga 15 zjarre

Zjarrëfikësit në këto temperatura të larta vazhdojnë të përballen me zjarret që kanë kapluar vendit në këtë periudh të vitit. Qendra për Menaxhim me Kriza njoftonë se aktualishtë ka 14 zjarre gjithsej në hapësira të hapura. Siç njoftojnë nga atje, katër zjarre janë aktive, dy janë lokalizuar, tre janë vënë nën kontrollë dhe 5 janë shuar tërësishtë.
QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA
“Zjarre aktive janë katër, komuna Dojran: fsh. Nikoliç (pyll me vegjetacion të ulët), komuna Staro Nagoriçane: fsh. Pelincë (vegjetacion i ulët), komuna Brodit: fsh. Deviç (pyll i degraduar me pemë të ulëta, bar i thatë dhe gjethe) dhe komuna Gazi Babë: afër varrezave të Kamnikut (vegjetacion i ulët)”.
Ndërkohë, ata sqarojnë se janë lokalizuar dy zjarre në Komunën e Çuçer Sandevës, mes fsh. Gornjani drejt fsh. Bllacë drejt magjistrales i cili ishte zjarr pyjor dhe zjarri në komunën e Velesit të fsh. Xhidimirci vegjetacion i ulët.
Kujtojmë se në RMV është ndaluar lëvizja në pyje që nga 1 korriku e deri në fund të gushtit.
Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se 8 persona nga Strumica nuk kanë respektuar ndalesën në pyje dhe të njejtit janë sanksionuar.
E, me një situatë alarmante është përballur Komuna e Dellçevës, ku banorët kanë raportuar se me anë të kamerave është filmuar një person teksa ka ndezur një zjarrë qëllimishtë dhe më pas është larguar me vrapë nga vendi i ngjarjes. Autoritetet lokale kanë dënuar ashpër ngjarjen dhe të njejtin kanë bërë thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar dhe raportim të menjëhershëm të çdo lëvizjeje të dyshimtë apo përpjekjeje për zjarrvënie.
Samir Mustafa /SHENJA/