(VIDEO) Pushteti paralajmëron hetime “të thella” për djegien e deponive

(VIDEO) Pushteti paralajmëron hetime “të thella” për djegien e deponive

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka deklaruar se do të ketë hetim të thellë lidhur me zjarrin në Trubarevë dhe se patjetër do të ketë përgjegjësi për rastin. Ai theksoi se katër persona janë marrë në pyetje dhe se disa prej tyre janë nën masa të propozuara nga Prokuroria Publike.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Do të ngrihen akuza përkatëse kundër kujtdo që ka prova për pjesëmarrje në këtë lloj krimi. Qytetarët meritojnë një Maqedoni të sigurt dhe të pastër. Hetimi do të shkojë sa më thellë që të jetë e mundur dhe ftoj të gjitha institucionet, veçanërisht Ministrisë së Mjedisit, të përfshihen në marrjen e masave”.

Sipas Toshkovskit, problemi është rezultat i dekadave të mosfunksionimit të institucioneve, të menaxhuara nga staf i pamjaftueshëm dhe pa respekt për standardet profesionale. Ai tha se në RMV është e rrallë të veprosh në përputhje me të gjitha standardet profesionale, duke theksuar se nëse të gjitha institucionet do ta kishin bërë punën e tyre siç duhet, kjo nuk do të kishte ndodhur.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Fakti është se institucionet në vend kanë qenë të përjashtuara për më shumë se 30 vjet, ato po shkatërrohen, po neglizhohen, po menaxhohen nga staf joadekuat, të pafokusuar në aspektin e marrjes së përgjegjësive të tyre, jo duke marrë standarde profesionale”

Ndërkohë, Gjykata Themelore Penale në Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Publike, për caktimin e paraburgimit afatshkurtër për 4 persona, të cilët u sollën në gjykatë mbrëmë në lidhje me zjarrin që ndodhi në Trubarevë, ka lëshuar vendime me të cilat ka caktuar paraburgim prej 48 orësh për të dyshuarit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING