(VIDEO) Pushteti dhe opozita luajnë “top futbolli” me fajin për ajrin e ndotur

(VIDEO) Pushteti dhe opozita luajnë “top futbolli” me fajin për ajrin e ndotur

Shkupi vazhdon të ngulfatet nga ajri i ndotur. Edhe sot Shkupi rënditet në top 10-tëshin  e qyteteve me ajër më të ndotur në botë. Qyteti sot në mëngjes është rënditur në vendin e 9-të në listen e “IQ Air”, me indeks të ndotjes 165.

Përderisa qytetarët ngulfaten nga ajri I ndotur pushteti dhe opozita luajnë si top futbolli me “fajin” e cilësisë së dobët të ajrit.

Nga LSDM akuzojnë qeverinë se nuk po ndërmer masa për luftimin e ndotjes së ajrit si dhe thonë se VMRO-DPMNE nuk ka pranuar asnjë amendament të LSDM-së lidhur me ndotjen e ajrit.

LSDM

“Përveç kësaj, VMRO-DPMNE në Kuvend nuk ka pranuar asnjë amendament të LSDM-së dhe ka refuzuar amendamentet për të siguruar më shumë mjete për luftimin e ndotjes. Qeveria hodhi poshtë edhe amendamentet për projektet mjedisore në komuna, për blerjen e autobusëve të rinjë, për tranzicionin e gjelbër, si dhe amendamentet për stacionet filtruese”.

Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM kishte pushtet absolut dhe nuk arriti të bëjë asgjë për mjedisin dhe ajrin e pastër.

VMRO DPMNE

“Pasojat e mosveprimit të tyre i shohim sot. LSDM solli një lloj liste dëshirash, të quajtur plan, por harroi të bënte diçka dhe plani mbeti i parealizuar. E ndërsa në media flitej se sa shumë donin ajër të pastër, LSDM-ja nuk harroi që në seancën e parë të qeverisë së tyre, të ulin tarifat për ‘petrol koksin’  që kompanitë e Zaevit të kenë ekstra fitime, në dëm të ajrit të ndotur dhe të shëndetit të njerëzve”.

Dy ditë më parë Drejtori i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paoluçi në konferencën në Shkup për cilësinë e ajrit deklaroi se ajri i ndotur vret rreth 2 800 qytetarë të vendit në vit, dhe se banorët e Shkupit dhe Tetovës janë të ekspozuar ndaj niveleve dukshëm më të larta të grimcave toksike PM 2.5 krahasuar me qytetarët në vendet e Europës Perëndimore.

I  pari në listën e qyteteve më të ndotura në botë është Delhi në Indi ndërsa sa i përket rajonit sipas IQ Air, Prishtina është në vendin e 19-të, Beogradi në vendin e 25-të, Sofja në vendin e 44-të dhe Athina në vendin e 61-të.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING