(VIDEO) Pushimet verore, qindra turistë të huaj zgjedhin Maqedoninë e Veriut

Ndërkaq përderisa është shfaqur interesim i madh për të udhëtuar jashtë vendit, shumë të tjerë zgjedhin Maqedoninë e Veriut si destinacion udhetimi. Në deklaratat e tyre për tv Shenja turistët që ne rastisëm t’i takonim, vlerësojnë që Maqedonia është një vend shumë i bukur dhe me shumë histori, gjë që i ka impresionuar.
MARKETING
Qytetarja
“Po është hera e parë dhe jam e impresionuar. Historia, unë jam krishtere dhe bibla e përmend Maqedoninë disa herë, Pablo, ka qenë këtu në këtë zonë dhe ky ishte interesimi im që të jem në Maqedoni, dhe poashtu historia, Aleandro dhe të tjerë. Ne kemi vetëm 30 minuta që kemi arritur këtu por ai vendi atje ishte shumë interesant”.
Qytetarja
“Po ne jemi në grup, ne e kemi vizituar këtë vend më parë, është plot me histori”
Qytetari
“(Çfarë të bëri që ta zgjedhesh maqedoninë si destinacion) Pushimet, \\- është një qytet shumë i bukur dhe historia”.
Ndërkaq ndryshe nga udhëtimi, një tjetër qytetare e cila vinte nga Shtetet e Bashkuara kishte zgjedhur Maqedoninë e Veriut si vend për të jetuar. Ajo theksoi ngrohtësinë e njerëzve dhe vlerëson se ky është një vend magjik që jo shumë njerëz dinë për këtë.
Qytetarja
“Jo unë jetoj këtu. Unë jam nga Shtetet e Bashkuara. (çfarë të bëri përshtypje për të jetuar këtu) Unë me të vrtetë i pëlqeva njerëzit çdokush ka qenë shumë i ngrohtë dhe shumë shoqëror. \\ Tashmë për dy vite, deri tani është vend i mirë, çdo ditë po zbulojmë më shumë dhe ndoshta mund ta shikojmë veten të jetojmë këtu ose ndoshta jasht qytetit, ne i duam edhe fshatrat , është shumë shumë vend i bukur dhe çdoherë zbulojmë vende të reja dhe është, në rregull ky është një vend magjik që jo shumë njerëz dinë për këtë”.
Nga Meksika në Maqedoni, një udhëtim dy ditor që një tjetër turisti i kishte lënë përshtypje ky vend nga ku shpreson që të mund ta shohë të gjithë vendin.
Qytetari
“Po është hera ime e parë që po e vizitoj. Epo mirë, gjëja e parë është vendi, në lidhje me historinë (nga jeni ju) nga Meksika, (nga Meksika në Maqedoninë e Veriut) poo në të vërtetë prej … (çfarë të bëri përshtypje më shumë që të thuash në rregull unë dua ta shikoj këtë vend) si për fillim vendi dhe historia që keni pasur më parë Maqedonia ,dhe Greqia, dhe duke menduar për mënyrën e jetesës së juaj. Shpresoj që shërbimi të jetë i mirë. Po do të dëshiroja të vij përsëri,do të doja ta shikoj të gjithë vendin”.
Sipas të dhënave të entit të statistikave, numri i turistëve në prill të vitit 2025 është 96 943, prej të cilëve 21.4 % janë turistë vendor dhe 78.6% turistë të huaj.
Në periudhën janar – prill 2025, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 13.4%, edhe atë: te turistët vendor është zvogëluar për 4.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 21.6%.
Anida Murati /SHENJA/