(VIDEO) Pushime të “nxehta” për xhepin e qytetarëve

(VIDEO) Pushime të “nxehta” për xhepin e qytetarëve

Meqënëse po përballemi me temperatura të larta, qytetarët kanë nisur të mendojnë për pushime në vende ekzotike. Përfaqësues të disa agjencive turistike deklaruan për TV-Shenja, se vendet për të cilët kanë shprehur më shumë interesim qytetarët janë kryesisht për Turqinë, Greqinë , Shqipërinë e Egjiptin. Ata theksojnë se ky interesim për këto vende është për shkak të çmimeve, pasi që sipas tyre edhe ofertat e këtyre vendeve janë më të përshtatshme për qytetarët. Një qytetar theksoi se në planet e tij të pushimeve të verës, është Turqia. Ai potencoi se këtë vit Shqipëria është më e shtrenjtë.

Qytetari

Njëherë isha në Strugë dhe në Ohër për 1 javë, tani po mendonim të shkojmë në Turqi, çmimet këtu janë mirë, isha edhe në Ulqin për 2,3 ditë atje janë shumë më shtrenjtë. Përpos Turqisë edhe në Greqi, Shqipëria është shumë e shtrenjtë këtë vit”.

Çmimet pothuajse janë dyfishuar, çmime të larta për banorët, tha një qytetar që vinte nga Zvicra përderisa ndau disa prej planeve të tij.

Qytetari

Unë vij nga Zvicra dhe ishim direkt me veturë me të shoqen, çmimet ishin gati pothuajse ishin dyfishuar. Shtrenjtë, shtrenjtësi e madhe, mendoj për banorët dhe për popullin këtu. Normalisht tani i kemi edhe 2 javë, ndoshta kalojmë nga Gjiri i Lazrit, shohim e bëjmë pastaj edhe një javë të pushohemi. Tash jemi në pension”.

Megjithatë si shkakpasojë e çmimeve të larta, bën që një pjesë e qytetarëve ende të shqyrtojnë këtë temë dhe të presin për ofertat.

Qytetari

Për momentin jo për momentin, por me kalimin e kohës do të shohim se si shkojnë, po Shqipëria është, pak shtrenjtë jan, pak të shtrenjta jan për momentin për një familje”.

Qytetari

Po nuk e di ende nuk e kam vendosur, më shumë shkoj në Mal të Zi në Ulqin. Njëherë isha me familje shumë shtrenjtë ishte vetëm komfori ishte mirë hoteli me pishinë me gjithë të mirat”.

Pa para nuk mund të shkojmë askund, kështu theksoi një tjetër qytetar.

Qytetari

Për t’i kaluar pushimet verore njëherë duhet ta kemi pagesën, pa para nuk shkohet askund. Vend target për ne është Meka dhe Medina pas asaj vijnë ato të tjerat , sepse tash një pushim i mirë nën 1000 euro nuk ka e bën një umre e fiton një sevapë. Çmimet e ofertave Shqipëria që e keni parë plazhet janë të zbrazëta, për neve janë të shtrenjta”.

Ndërkohë, në krahasim me verën e kaluar, nga agjencionet turistike gjithashtu pohuan se këtë verë ka një përqindje më të vogël të interesimit. Një prej shkaqeve për këtë ata theksojnë mungesën e pasaportave. /SHENJA/

MARKETING