(VIDEO) Punësimi i shqiptarëve VLEN lavdërohet, ASH-ja akuzon

Punësimi i shqiptarëve në sektorin publik ka përplasur përsëri partitë politike shqiptare. Koalicioni VLEN që është pjesë e Qeverisë është lavdëruar me punësimin masiv në pеriudhën e fundit të shqiptarëve, në të gjitha sektorët, veçanërisht në atë të energjetikës.
MARKETING
VLEN ka deklaruar se ata po ndërtojnë një realitet të ri, realitet në të cilin sipas tyre përkatësia etnike nuk është pengesë, por pasuri e barabartë në ndarjen e mundësive.
VLEN
“Shoqëria Aksionare për Ushtrimin e Veprimtarisë Energjetike NOMAGAS Shkup, në pronësi shtetërore, ka shpallur konkursin publik për 18 vende të reja pune. 8 prej tyre janë fituar nga qytetarë shqiptarë, falë qasjes së drejtë dhe profesionale që po zbatohet në këtë institucion nën drejtimin e drejtorit Muhamet Elmazi, një drejtues që po tregon me vepra se si udhëhiqet me integritet dhe vizion. Le të flasin faktet: BDI në periudhën 2002–2024: 84 punësime në këtë ndërmarrje, vetëm 11 shqiptarë, përfaqësim i mjerueshëm prej 13.1%. VLEN në vetëm 9 muaj qeverisje: 8 shqiptarë të punësuar në një konkurs të vetëm, përfaqësimi ngjitet në 44.4%.
Për punësimin e shqiptarëve, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët e drejtuar nga Arben Taravari nga ku vlerërësojnë se diskriminimi etnik vazhdon edhe në drejtoritë që i udhëheq koalicioni VLEN.
Nga ASH thonë se pavarësisht përpjekjeve për të krijuar iluzionin e barazisë dhe përfaqësimit, të dhënat konkrete zbulojnë të vërtetën e hidhur për qeverisjen e VLEN-it.
ASH – ARBEN TARAVARI
“VLEN mashtron publikisht duke pretenduar se ka arritur përfaqësim 44.4%. Në të vërtetë, ka dështuar të korrigjojë padrejtësinë shumëvjeçare dhe diskriminimin etnik në këtë ndërmarrje shtetërore, edhe pse kishte mundësinë dhe kompetencën ta bënte. Ky është realiteti: edhe aty ku VLEN është në krye, nuk guxon të sfidojë strukturat e vërteta të pushtetit, pasi kufijtë e veprimit i ka të përcaktuar nga patronët e tyre politikë – Hristijan Mickoski dhe Stojançe Angelov. VLEN nuk është qeveri e shqiptarëve, por është vegël në duart e politikave që i shohin shqiptarët si numra për vota dhe jo si qytetarë me të drejta të barabarta”.
Kjo nuk është hera e parë që partitë politike shqiptare përplasen për përfaqësimin e drejtë. Për më tepër, për të hequr këtë problematikë Qeveria ka paralajmëruar edhe ligjin për përfaqësim të drejtë i cili vazhdon edhe më tutje të mos sheh dritë dhe të mbetet syrtareve të Qeverisë. Për punësimin dhe diskriminimin e shqiptarëve ka reaguar më herët edhe Bashkimi Demokratik për Integrim.
Mevludin Imeri /SHENJA/