(VIDEO) Punësimet dhe avancimet e fundit, Bujar Osmani: Shqiptarët vlejnë zero në këtë shtet

MARKETING
Ish ministri i Jashtëm njëherit edhe nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani ka dhënë alarmin për përfaqsimin e drejtë në punsime në Maqedoninë e Veriut. Nga të dhënat që ka publikuar Osmani shihet se punësimet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut janë barazuar me zero. Në çdo instiucion mbi 99% punësohen maqedonas dhe 1% shqiptar madje diku 100% maqedonas asnjë shqiptar.
BUJAR OSMANI, NËNKRYETAR I BDI-SË
“Shikoni këto numra tronditës, të nxjerra vetëm nga reagimet e BDI-së këtë javë:
Enti i Statistikave: 11 me 0
Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut: 14 me 0
Drejtoriae të Ardhurave: 41 me 1
Regjistri Qendror: 8 me 0
Ministria e Kulturës: 12 me 1
CEMV Strugë: 23 me 0
SPILJE Dibër: 8 me 0”.
Osmani tha se këto zero janë shqiptarët e avancuar apo të punësuar në këto institucione gjatë këtyre ditëve dhe se këto nuk janë vetëm numra. “Ky është reflektim i një përjashtimi të paprecedentë të një populli të tërë nga institucionet e shtetit” ka shkruar Osmani. Pas heqjes së balancuesit punësimi dhe avancimi I shqiptarëve është ulur dukshëm, ndërsa ligji I ri për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ka mbetur klabirintheve të institucioneve. Krerët e VLEN-it shpesh herë kanë deklaryuar se ligji së shpejti do të jetë gati. /SHENJA/