(VIDEO) Publikohet teksti i plotë i marrëveshjes së mbrojtjes Kosovë-Shqipëri-Kroaci

(VIDEO) Publikohet teksti i plotë i marrëveshjes së mbrojtjes Kosovë-Shqipëri-Kroaci

Teksti i plotë marrëveshjes për aleancë ushtarake ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë është bërë publik duke ndjekur interesin e madh në publik. Ka pasur reagime të shumta nga Serbia për këtë marrëveshje, duke e cilësuar se është shkelje e marrëveshjes nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996. Por zyrtarët e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kanë mohuar se kjo marrëveshje është e natyrës armiqësore për fqinjët.

Në nenin e parë e marrëveshjes parashikohet Promovimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimi për industrinë përkatëse duke eksploruar zhvillimin dhe blerjen e kapaciteteve mbrojtëse nëpërmjet zgjidhjeve të bashkëpunimit shumëkombësh për të rritur gatishmërinë e forcave tona ushtarake.

Në ndenin e dytë kërkohet rritja e përpjekjeve për të investuar në teknologji dhe inovacione të reja, ndërsa neni vijues parashikon kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve hibride, duke përfshirë kërcënimet kibernetike, fushatat e dezinformimit, si dhe ndikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale.

Theksohet se duhet shkëmbyer informacione dhe shërbime të inteligjencës për ndërgjegjësimin dhe koordinimin strategjik dhe operacional të situatës ndërmjet institucioneve të mbrojtjes për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive kundër sfidave që hasin vendet tona përkatëse.

Pika e katërt e marrëveshjes kërkon përafrimin e politikave dhe pozicionet me institucionet dhe strukturat shumëpalëshe euroatlantike për sigurinë dhe mbrojtjen, për të çuar përpara interesat dhe objektivat tona kombëtare dhe të përbashkëta rajonale. /SHENJA/

 

MARKETING