(VIDEO) Publikohet lista me emrat dhe moshën e të vdekurve

Mosha më e re nga ata që humbën jetën në tragjedinë në Koçan është 16 vjeç ndërsa më i rrituri ishte 48 vjeç, kanë njoftuar nga Prokuroria Themelore Publike, të cilët kanë publikuar listën zyrtare me numrin e të vdekurve dhe moshën e tyre. Lista është dorëzuar në Prokurori nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Nga atje thonë se të vdekurit më të rinj në moshë nga zjarri ishin adoleshentë të moshës 16 deri në 19 vjeç, ndërsa 6 prej tyre ishin të mitur”.
PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE
“Të moshës 16 vjeç -3 të vdekur,
17 vjeç – 3,
18 vjeç -4,
19 vjeç- 1,
20 vjeç-2 ,
21 vjeç – 6 ,
23 vjeç- 2,
24 vjeç -7,
25 vjeç- 3,
26 vjeç – 7,
27 vjeç – 2,
29 vjeç – 1,
30 vjeç – 3,
31 vjeç – 2,
32 vjeç -1,
33 vjeç – 1,
36 vjeç – 4,
38 vjeç – 2,
43 vjeç – 1,
44 vjeç – 2,
47 vjeç -1,
48 vjeç – 1 i vdekur”.
Në disa qytete të vendit sot I kanë përcjellë për në banesën e fundit pjesën më të madhe të të vdekurve nga zjarri në diskotekën Puls në Koçan, i cili shpërtheu mëngjesin e 16 marsit.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/