(VIDEO) PTHP Shtip ngriti aktakuzë kundër shefit të suspenduar të Prokurorisë së lartë publike Shkup, Mustafa Hajrullahu

Prokuroria Themelore Publike e Shtipit ka ngritur aktakuzë kundër shefit të suspenduar të Prokurorisë së Lartë Mustafa Hajrullahut. Ai akuzohet se përgjatë një viti të plotë gjatë orarit të punës ka kërcënuar dhe ka kryer dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj 5 të punësuarave femra, me qëllim që të ju shkaktoj dhimbje shpirtërore përmes trajtimit poshtërues. Kundër Hajrullahut është ngritur padi penale për 5 vepra penale, që kanë të bëjnë me maltretim në kryerjen e punës. Në sqarimin e njërës prej aktakuzave, nga Prokuroria thonë se i akuzuari gjatë periudhës nga shtatori 2023 deri në 24 tetor 2024, duke e përdorur epërsinë e tij hierarkike zyrtare, në disa raste ai kërcënoi në mënyrë të vrazhdë pesë punonjëse femra në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup, duke ju thënë se kishte pushtetin dhe mund t’i pushonte menjëherë nga puna.
Prokuroria Themelore Publike Shtip
“Ju ka thënë se do t’i godas në shqelma, se do t‘i hedh nga kati i gjashtë, se do t’i paraburgos dhe do t’i nënshtrojë ndaj masave të posaçme hetimore. Disa i ka nënçmuar dhe u’a ka ndaluar të komunikojnë mes vete me të punësuarit e tjerë”.
Duke mos mundur t’i përballojnë kërcënimet dhe dhunën psikologjike, të dëmtuarat i janë drejtuar përmes një letre Prokurorisë Publike të RMV-së, Këshillit të Prokurorëve Publik dhe Prokurorisë Themelore të Shkupit, me kërkesë për ndërmarrje të masave urgjente. Kur e ka kuptuar për këtë prokurori në fjalë, i ka thirrë ata në zyrë secilën veç e veç dhe ka vazhduar të ju ushtroj dhunë psikologjike, duke i detyruar të shkruajnë deklaratë më shkrim se ankesën e kanë bërë përshkak se kanë qenë të manipuluara.
Prokuroria Themelore Publike Shtip
“Krahas kësaj, ju është kërcënuar se do të ngris padi për shpifje me kërkesë për dëmshpërblim prej 100 000 euro, duke ju thënë se ai mund të ndikoj tek gjykatësit dhe avokatët, se kanë fëmijë për të cilët duhet të mendojnë dhe se do t’i humbin vendet e tyre të punës. Kur kanë refuzuar ta nënshkruajnë deklaratën, ju ka caktuar procedura disciplinore dhe i ka rishpërndarë nëpër vende pune”.
Sipas Prokurorisë, kur dy nga të dëmtuarat nuk kanë mundur ta durojnë më presionin dhe kërcënimet, përshkak se kanë ndjerë frikë, kanë shkruar deklarata me përmbajtje sipas kërkesës së tij, pas çka ai ka ndërmarrë veprime me të cilat i ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij zyrtar, me qëllim shkeljen e mëtejshme të të drejtave të tyre.
Më pas, më 24 tetor të vitit 2024, ai ka mbajtur mbledhje me të gjithë të punësuarit e shërbimeve të Prokurorisë Publike, ku para të gjithëve ka vazhduar me presionin psikologjik ndaj 5 të punësuarave, në mënyrë që i ka nxjerrë deklaratat e tyre, i ka përqeshur dhe i ka nënçmuar para të gjithëve.
Prokrurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake ka propozuar të caktohen masa kujdesi për Hajrullahun.
Ndaj tij, Komisioni për vërtetimin e përgjegjësisë disciplinore pranë Prokurorisë Publike të RMV-së në qershor të këtij viti, solli vendim për suspendimin nga posti i shefit të Prokurorisë së Lartë. Edhe prokurori republikan Lupço Kocevski, në dhjetor të vitit të kaluar dorëzoi propozim për caktim të procedurës disciplinore.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/