(VIDEO) Psikologia: Nxënësit e druajtur duhet motivohen për të folur
Të shprehurit lirshëm gjatë orëve të mësimit për nxënësit është bërë problematike për shkak të ankthit social të cilët ata kanë. Se si dhe kush është faktor për këtë problematikë, psikologia Fatime Ziberi, për TV Shenja tha se këtu bëjnë pjesë një sërë faktorësh duke përmendur mësimdhënësit dhe prindërit, vetbesimin, respektin apo konfidencën e një nxënësi. Ajo theksoi se droja e të folurit tek nxënësit ndikon edhe në suksesin e tyre dhe për këtë i duhet inkurajim nga ana e mësimdhënësit, gjithashtu edhe prindërit.
Fatime Ziberi, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik
“Besoj se inkurajimi i nxënësve që të shprehin, pavarësisht, ne zakonisht themi nuk ka përgjigje të saktë dhe gabim kjo qasje i jep nxënësit shumë kurajo, mund të shpreh mendimin e vetë, ajo është gjëja më e vlershme. Ndonjëher edhe struktura se si ata e formojnë fjalinë nuk është me rëndësi, me rëndësi është që ata të jenë të motivuara, të jenë të inkurajuar që t’i shprehin.”
Ajo shtoi se jo domosdoshmërisht të gjithë nxënësit duhet të jenë të mirë në shprehje, të kenë të zhvilluar atë aftësitë verbale, por mjafton që atyre t’i ndihmohet të krijohet vetbesim për ta shprehur atë që kanë.
Inkurajimi nga ana e mësimdhënësve gjithmonë është i hapur për nxënësit, këtë e ka pohuar edhe Nazlie Miftari Memedi, mësimdhënëse në shkollën fillore Liria në Shkup, e cila tha se mendimet e nxënësve janë të mirëseardhura gjithmonë pasi që mendjet e tyre janë vizionare. Nëse ndonjehër ndodhë që nxënësit t’i përmbahet mendimit, ajo tha se ndjehen të obliguar si mësimdhënës që ta zbulojnë shkakun dhe të mos lejojnë prezencën e dukurive të tilla.
NAZLIE MIFTARI MEMEDI, MËSIMDHËNËSE NË SHKOLLËN FILLORE “LIRIA”
“Ka shumë faktorë që mund të sjellin deri në përmbajtje të mendimit, por do të kisha shtuar që rrethi në të cilin jeton dhe vepron nxënësi duhet gjithmonë t’i japë përkrahjen e duhur dhe t’ia bëjë me dije që ai ka vlera dhe mund t’ia del në çdo situatë. Në këtë rreth nënkuptoj: familjen e ngushtë të nxënësit, shoqërinë e pastaj institucionet arsimore me në krye mësimdhënësit.”
Mësimdhënësja Nazlie Miftari shtoi se çdo nxënës duhet të krijojë vetëbesimin e duhur, të zhvillojë aftësitë e tij komunikatave dhe shpreh mendimin e lirë, pa e keqpërdorur atë, gjithashtu siç tha ajo, të përforcohet trekëndëshi i artë që është: mësues-prindër-nxënës.
Merxhane Iseni /SHENJA/