(VIDEO) Provimi i jurisprudencës në shqip, studentët do të protestojnë më 6 prill

(VIDEO) Provimi i jurisprudencës në shqip, studentët do të protestojnë më 6 prill

MARKETING

Për shkak të mos plotësimit të kërkesës së tyre që provimin e jurisprudencës ta japin në gjuhën shqipe, studentët e tre universiteteve shqiptare, “Universitetit të Evropës Juglindore”, “Universitetit të Tetovës”, “Universitetit Nënë Tereza”, paralajmërojnë protestë më datë 6 prill, në ora 12:30.

MARKETING

Sample Image

Studenti Mevlan Ademi duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive në protestë, thotë se zbatimi i gjuhës shqipe nuk duhet të jetë në peng i vullnetit të asnjë funksionari sepse Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve janë të qarta.

Sinkron: Mevlan Ademi

“Me fillim nga Ura e Gurit në Çarshi, mu aty ku fillon edhe kultura jonë dhe tradita jonë kulturore në Maqedoninë e Veriut. Do marshojmë prej aty drejt Ministrisë së Drejtësisë. Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që t’i bashkohen kauzës tonë dhe protestës studentore”.

Edhe student Jon Selimi ju bënë thirrje politikanëve që mos ta politizojnë kërkesën e tyre dhe mos t’i përdorin ata si litar secili në anën e tij, por të ofrojnë zgjidhje konkrete.

Sinkron: Jon Selimi

“Ju bëjë apel të gjitha partive politike të mos e shfrytëzojnë kauzën tonë. Kauza jonë është e pastër studentore dhe si e tillë do mbetet. Gjithashtu ju bëjmë apel edhe institucioneve të marrin masa sa më shpejtë. Nuk qëndrojnë deklaratat albanofobe të Filkovit dhe as semi zgjidhjet e Mickoskit. Pra, ju bëjmë thirrje mos na përdorni si litar duke na tërhequr secili në anën e vet, por a mundësoni zgjidhje reale”.

Për pjesëmarrje në protestë i bëjnë thirrje edhe shoqatave civile.

Ndërkohë, studentët shqiptarë kanë nisur vendosjen e mbishkrimeve ‘Gjuhën e kemi amanet” dhe “E drejta nuk negociohet” nëpër disa lokacione në Shkup, Tetovë Gostivar, Kumanovë dhe Kërçovë.

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillov ka deklaruar i prerë se provimi i jurisprudencës nuk mund të mbahet në gjuhën shqipe pavarësisht Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Kryeministri Hristijan Mickoski edhe pse njëherë tha se kjo kërkesë e studentëve mund të përmbushet, më vonë ndërroi qëndrim, duke thënë se Ligji aktual nuk e lejon provimin e jurisprudencës në shqip.

Emine Ismaili Luzha/SHENJA/

MARKETING