(VIDEO) Protestuesit: Kjo gjeneratë e maturantëve është më e dëmtuara

(VIDEO) Protestuesit: Kjo gjeneratë e maturantëve është më e dëmtuara

Përfaqësues të Organizatës për Dialog dhe Afirmim të Gjimnazistëve dhe Nxënësve  gjatë ditës së sotme zhvilluan një protestë para Ministrisë së Arsimit. Kësaj proteste iu bashkuan edhe studentët e organizuar nga lëvizja “Rezistenca Studentore”, të cilët aktualizuan  problemet e tyre.

Anisia Ugrinovska nga Organizata për Dialog dhe Afirmim të Gjimnazistëve dhe Nxënësve tha se kërkesa e tyre kryesore është shkurtimi i materialit të ofruar për diplomim, duke pasur parasysh gjithçka që, siç tha ajo, ka kaluar kjo gjeneratë e maturantëve në katër vitet e fundit.

ANISIA UGRINOVSKA-NXËNËSE 

“Kemi kaluar përmes mësimit online, kërcënimeve me bomba, grevave të mësimdhënësve që kemi mbështetur, përmes grevave të transportuesve privat, që vështirësuan ardhjen e nxënësve në shkollë. Të gjithë këta faktorë do të ndikojnë patjetër në dhënien e provimit të maturës shtetërore. Jemi brezi më i dëmtuar dhe nuk kemi pasur një vit të tërë shkollor të pandërprerë. Na thuhet se ka material të shkurtuar, por nuk kemi njohuri. Presim takim me ministrin Shaqiri dhe është paralajmëruar për sot “

Kërkesa për shkurtimin e materialit, siç tha ajo, është efektive për të gjithë dhe Urginovska apelon që kjo kërkesë të plotësohet sa më shpejt sepse provimi i maturës fillon më 27 maj. Shkurtimi i materialit të provimit është kërkesa e tyre kryesore dhe zvogëlimi i numrit të provimeve të brendshme është një propozim alternativ nëse kërkesa e tyre e parë nuk plotësohet.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING