(VIDEO) Protestuan pacientët me fibrozë cistike, kërkojnë ilaçe për të gjithë të sëmurët

(VIDEO) Protestuan pacientët me fibrozë cistike, kërkojnë ilaçe për të gjithë të sëmurët

Dhjetëra pacientë me Fibrozë Cistike, të përkrahur nga familiarët e tyre dhe qytetarë të tjerë, sot protestuan para Ministrisë së Financave. Kërkesat e tyre tani më janë të qarta.  Ata kërkojnë t’ju sigurohet ilaçi Trikafta, për të gjithë pacientët të prekur nga kjo sëmundje. Ndërkaq, derisa po mbahej protesta, përfaqësuesit e Asociacionit për Fibrozë Cistike,  u thirrën në takim në këtë ministri. Kryetari i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar tha se u takuan me sektorin e buxhetit në ministri. Gaspar informoi se në këtë takim i kanë shpalosur të gjitha kërkesat e tyre, ai tha se kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje sistematike për ilaçin që të mos ketë vonesë dhe t’u ofrohet të 80 pacientëve.

FIKI GASPAR,KRYETAR I ASOCIONIT PËR FIBROZË CISTIKE

“Ata kanë një vlerësim se këta janë plus 18 pacientë, përveç 12 që po marrin tashmë. Më 10 maj ata duhet ta konfirmojnë zyrtarisht atë vendim dhe të vazhdojnë negociatat me kompaninë për të sjellë ilaçin. Kërkesa jonë është që ilaçi të mos jetë vetëm për 18 pacientë apo për 20, ose për sa ata konsiderojnë se janë në gjendje mesatare dhe të rëndë, por të organizohet për të gjithë pacientët”.

Ndëkaq, Ivana Atanasoska nga ky Asocion  tha se do të vazhdojnë luftën deri në marrjen e barnave edhe për  pacientin e fundit.

IVANA ATANASOSKA

“Ne si shoqatë kërkojmë që ilaçet të sigurohen për të gjithë. Në mesin e pacientëve ka frikë dhe revoltë. Ne kemi pritur 30 vjet që të shpiket kjo lloj terapie dhe tani që është në dispozicion, që ekziston, nuk ka pse të mos jetë në dispozicion të pacientëve tanë. Në Amerikë kjo terapi është e miratuar për fëmijët mbi dy vjeç, në vendin tonë është e miratuar për fëmijët mbi gjashtë vjeç”.

Nga Asocioni për Fibrozë Cistike, njofotojnë se do të vazhdojnë të ushtrojnë presion pozitiv, sipas tyre,  nëse është e nevojshme do të vazhdojnë edhe  me protesta shtesë, siç paralajmërojnë ata, të cilat  do të jenë shumë më të mëdha, se kjo e ditës së sotme.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING