(VIDEO) Protestuan bluzat e bardha, kërkojnë rritje dhe harmonizim të pagave

(VIDEO) Protestuan bluzat e bardha, kërkojnë rritje dhe harmonizim të pagave

Punonjësit shëndetësor mëngjesin e sotëm protestuan para Qendrës Klinike dhe spitalit“8 Shtatori” në Shkup duke kërkuar rritje të pagave dhe respektim të ndryshimit të pagës minimale. Përveç në Shkup, protesta të njëkohshme u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit. Gordana Dimeska nga Sindikata e Qendrës Klinike tha se sipas legjislacionit evropian, kjo ndërhyrje në projektligjin e pagave, në marrëveshjet kolektive, mund të nënkuptojë heqjen ose uljen e të drejtave të punëtorëve të përcaktuara në përputhje me këto kontrata kolektive.

GORDANA DIMESKA NGA SINDIKATA E QENDRËS KLINIKE

“Brenda një viti nga rritja fillestare e pagës minimale dhe afrimi i profileve të tjera më të ulëta me profilin e infermierëve, u bë një rrëmujë tek koeficientët. Me shpalljen e rritjes së re të pagës minimale në muajin mars, profilet tjera do të afrohen edhe më shumë me profilin e infermierit”.

Ruse Pecsanoski nga kjo sindikatë theksoi se protesta është shprehje e pakënaqësisë për faktin se për tre vjet pagat janë rritur vetëm për pesë për qind. Siç tha ai, ka pasur edhe pakënaqësi për shkak të daljes në pension të rreth 180 profesionistëve më të mirë që nuk kishin të drejtë të vazhdonin punën. Mesazhe për rritje të pagave janë dërguar edhe në protestën para Spitalit “8 Shtatori”. Ljubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut tha se me anë të kësaj proteste I shprehin pakënaqësitë në lidhje me pagat e tyre.

LJUBISHA KARANFILOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË PAVARUR PËR SHËNDETËSI, FARMACI DHE MBROJTJE SOCIALE TË RMV-SË

“Të shprehim pakënaqësinë për vonesën e rrogës, sepse rroga është vonuar. Vazhdojmë me presionin, të pakënaqur që ende nuk është nënshkruar aneksi për rritjen e pagave në shëndetësi. Kjo është baza e protestës, për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve”.

Sipas të dhënave nga Oda e Mjekëve, siç u theksua në protestën para Qendrës Klinike, në tre vitet e fundit janë larguar nga vendi 2 200 mjekë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING