(VIDEO) Protestoi sindikata e policisë, mbështetje edhe nga sindikatat e rajonit

(VIDEO) Protestoi sindikata e policisë, mbështetje edhe nga sindikatat e rajonit

Udhëkryqi tek Qendra tregtare Mavrovasja për dhjetra minuta qëndroi i bllokuar për shkak të protestës së organizuar nga Sindikata e Pvarur e Policisë.

MARKETING

Me parulla në duar qindra sindikalist protestuan duke kërkuar rritje të pagave.

Revolta e tyre ishte me Gjykatat të cilat sipas sindikalistëve, marrin vendime të ndryshme për çështje të njëjta. Sipas tyre Gjykata në Gostivarë dhe ajo në Manastir kanë marrë vendime në favor të policisë, por të njëjtën gjë nuk e bëjnë kolegët e tyre në Shkup.

Kryetari i sindikatës, Martin Efremov, deklaroi se paga bazë e policëve është vetëm 1000 denarë mbi minimumin ligjor, që është në kundërshtim me Ligjin për pagë minimale. Sipas tij, është e nevojshme barazimi i pagave dhe llogaritja e duhur, duke përfshirë edhe shtesat.

MARTIN EFREMOV – SINDIKATA E PAVARUR E POLICISË

Protesta e sotme para gjykatave ka një qëllim dhe një kërkesë. E ajo është unifikimi i praktikës gjyqësore në të gjithë territorin e shtetit. Për momentin kemi mijëra procese që zyrtarët e policisë i kanë kundër MPB-së. Paga e policisë përbëhet nga paga minimale plus rritja, dhe përvoja e punës. Sipas ligjit të pagës minimale, paga bazë nuk mund të jetë nën pagën minimale dhe në momentin që po flasim është pikërisht kështu”.

Në përkrahje të sindikalistëve kishin ardhur edhe sindikalist nga Serbia po edhe Mali Zi. E qëllimi pse ata kishin ardhur në mbështetje, ishte mbrojtja e dinjitetit të policisë.

SINDIKALIST NGA MALI I ZI

Rroga nuk është çështja e vetme shqetësuese ajo që u dhemb zyrtarëve policorë në gjithë rajonin. Më shumë se rroga dhe përfitimet e vogla që lirisht mund t’i quajmë mizore na dhemb shumë ajo që uniforma policiore po e humb dinjitetin. Duhet ta kenë parasysh ata që marrin vendime që ky është një profesion shumë i rëndësishëm. Nuk ka nder më të madhë se të bartësh uniformën e policisë dhe t’i shërbesh popullit dhe vendit tend”.

SINDIKALIST NGA SERBIA

Sindikata e Policisë së Serbisë si sindikatë ‘vëllazërore’ do të jetë gjithnjë këtu për të mbështetur ‘luftën’ sindikaliste dhe të drejtat e sindikalistëve”.

Prej para Gjykatës, sindikalistët vazhduan protestën para “Këshilli Gjyqësorë” ku gjithashtu drejtuan kërkesën e tyre për nivelizim dhe rritje të pagave.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING