(VIDEO) Protestë në Tiranë, kërkohet drejtësi për ish–krerët e UÇK-së

(VIDEO) Protestë në Tiranë, kërkohet drejtësi për ish–krerët e UÇK-së

Mijëra njerëz kanë protestuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë nën moton “Drejtësi për çlirimtarët”. Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë nuk është politike, por është protestë e popullit shqiptar. Ai theksoi se përmes “gjykatave të padrejta po përpiqen ta barazojnë viktimën me xhelatin e ta njollosin luftën tonë të shenjtë”. Por kjo, sipas Gucatit, nuk do të lejohet. Ai shtoi se proceset në Hagë janë të padrejta.

Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve

Nuk do ta lejojmë të përdhoset emri i komandantëve tanë të shenjtë. Kjo protestë s’ka lidhje me politikën. Kjo është protestë e popullit shqiptar. S’po kërkojmë mëshirë, por drejtësi. Tirana është sot kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Kosova ka luftuar për çlirim, nuk ishim kriminelë. Gjykata Speciale ka humbur çdo besim të shqiptarëve. Proceset në Hagë janë të njëanshme dhe të padrejta. Liri për çlirimtarët tonë”

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti, ka folur në këtë manifestim, ndërsa ka paralajmëruar se pas protestës që ka nisur në Tiranë, shumë shpejt do të mbahet një protestë edhe në Shkup.

Ali Ahmeti, kreu i BDI-së

““Dick Marty e riaktualizoi këtë temë me porosi ruso-serbe dhe inicioi raportin në Këshillin e Evropës që më pas detyroi themelimin e Gjykatës Speciale. Kjo gjykatë u krijua nga vetë Kosova për t’ia pamundësuar Serbisë ta themelonte përmes Rusisë”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka thënë se luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk kanë kryer krime, por kanë kryer detyrën më të lartë që e njeh historia – çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit. /SHENJA/

MARKETING