(VIDEO) Protestë në Tetovë kundër pagesës së dyfishtë të tatimit
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sot para selisë së Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë. Ku kanë protestuar për të atë që e kanë quajtur padrejtësi që u bëhet për disa tatime retroaktive.
Ata theksojnë se Drejtoria krijon pasiguri juridike, ndërkohë që sipas tyre, disa nga dëshmitë për qëndrim dhe punë jashtë shtetit nuk merren parasysh.
QYTETAR
“Këto masa prekin qytetarët që kanë punuar jashtë vendit, shpesh në zona të rrezikshme dhe të prekura nga konfliktet. Duke siguruar të ardhura për familjet tona dhe duke kontribuuar në ekonominë e vendit, pasi shumica e këtyre mjeteve financiare janë investuar edhe brenda shtetit, shumë prej tyre kanë qëndruar jashtë vendit mbi 183 ditë dhe sipas ligjit për tatimin personal duhet të trajtohen si jorezidentë tatimorë, ky status nuk na njihet nga DAP. Dëshmitë për qëndrim dhe punë jashtë shtetit nuk merren parasysh nga punonjësit e drejtorisë”.
Protestuesit deklaruan se parimisht nuk janë kundër pagesës së tatime ndaj shtetit, por por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
QYTETAR
“Neve na vjedhin me një fjalë, ne shkuam atje për të mbajtur familje, paratë i harxhuam këtu, kjo nuk është njerëzore dhe duhet shteti për këtë të jep përgjijge dhe të na lirojë nga këto taksa”.
Protestuesit kërkojnë nga DAP pezullimin e vendimeve tatimore me efekt retroaktiv, njohje e dokumentacionit për statusin e jorezidentit pa kërkuar formalitete shtesë, qartësim dhe transparencë institucionale, hapje të dialogut për zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme, udhëzime të qarta për trajtimin tatiomor për qytetarët të angazhuar në misione ndërkombëtare. Shumica e këtyr qytetarëve kanë qenë të angazhuar nga kompanitë që kanë pasur kontrata pune në bazat ushtarake amerikane në Afganistan dhe Irak. /SHENJA/

