(VIDEO) Prot’estë në Shkup, i kërkohet qeverisë njohja e shtetit të Pale’stinës
Me pankarta dhe flamur në duar, nisma “Të gjithë për Palestinën” sot është mbajtur protestë me qëllim për solidaritet me popullin e Palestinës dhe Libanit. Ndër të tjera, protestuesit kërkuan përfundimin e gjenocidit që po ndodh në Gaza dhe mbështetje më të madhe politike për kauzën palestineze. Njëri nga protestuesit, Zdravko Saveski, tha se përderisa shumica e botës po e njeh Palestinën si shtet, Maqedonia e Veriut është një ndër 50 shtetet që nuk e njeh Palestinën.
Zdravko Saveski, protestues
“Kërkojmë nga kjo qeveri vazale, të inkuadrohen në shumicën e shteteve të botës, të cilët e njohin Palestinën, momentalishtë më shumë se 140 shtete në botë, shumica e botës e njeh Palestinën, Maqedonia është vetëm njëra ndër 50 shtetet që nuk e njeh Palestinën”.
Protestuesja, Sara Saiti, theksoi se kjo protestë është një shenjë shprese për një të ardhme më të mirë për Palestinën dhe një luftë që të mos vuajmë askush, asnjëherë nga ky gjenocid që po ndodh në Palestinë.
Sara Saiti, protestuese
“Nëse ata sot ne nesër, ne luftojmë që as ata sot e as ne nesër të mos vuajmë nga gjenocidi dhe nga vrasjet, nga të gjitha këto padrejtësitë të cilat bëhen vetëm e vetëm përfitime të tokave, përfitime të pasurisë dhe për interesat e të tjerëve”.
Për t’i dhënë mbështetje edhe më shumë kësaj prosteste, i pranishëm ishte edhe një student nga Palestina, Asem Mousa, i cili për momentin studion në Shkup. Ai shprehu falëderime për ngritjen e zërit për vendin e tij ku edhe bëri një dallim se si është jeta të jetosh si një palestinez atje që janë gjithmonë nën presionin e Izraelit.
Asem Mousa, protestues
“Kam vizituar Palestinën këtë vitë dhe mund të shohë një dallim shumë të madh ndërmjet jetës këtu dhe në Bregun Perëndimor në Palestinë sepse, këtu mund të lëvizësh i lirë, mund të shkosh kudo që dëshiron pa mos u penguar nga dikush ndërsa në Palestinë ne luftojmë për të vizituar vendet tona, për të shkuar në qytetet tona sepse Izraeli është gjithkund. Ata kontrollojnë gjithcka, se ku jemi duke shkuar dhe ne të gjithë si palestines jemi gjithmonë të dyshuar për ata ndërsa, nëse ti je një qytetar nga Izraeli mund të lëvizësh i lirë, kudo që të duash dhe si të duash, askush nuk të pengon”.
Edhe pse koha ishte me reshje shiu, protestat filluan nga vendi “Sinfonia e Paqes”deri tek Qeveria, duke u shoqëruar nga forcat policore.
Merxhane Iseni /SHENJA/